Zgedhja e Josep Borell në krye të Politikës së Jashtë të Bashkimit Evropian, nxiti reagime të shumëta nga ana e politikanëve të pozitës, opozitës e poashtu edhe nga shoqëria civile.

Droja e madhe ishte se, Borrel, vjen nga një shtet, përkatësisht Spanja, e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës e për rrjedhoj, bisedimet me Serbinë, do t’merrnin një lloj kahjeje që do t’i shkoj për shtati shtetit Serb.

Por, ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, në një intervistë ka thënë se s’ka vend për shqetësim kushdo që vjen në krye të cilësdo qoftë pozite ngase sipas saj, qoftë Borrel apo kushdo, e ka obligim t’i ndjek politikat e BE-së, e jo politikat individuale.

Sido që të jetë, për Tahirin, aq më që ndodhën këto ndryshime ngase, “dorë të hekurt” në BE, do t’ketë Gjermania, pasi që në krye të BE-së, u vu ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë.

Ajo që është pozitive për Kosovën është se në krye të BE-së, qëndron Gjermania e cila njeh dhe përkrahë në çdo hap Kosovën.

Lexo po ashtu:  Pas takimit në Bruksel, komandanti i KFOR-it në takim me Sveçlën: Palët të përmbahen
Image

Edita Tahiri

“Për mendimin tim duhet parë se lidershipi i BE-së, ka kaluar në duart e Gjermanisë. Sepse presidentja e komisionit evropian që është kupola e BE-së, e cila ka qenë ministre e mbrojtjes së Gjermanisë. E dyta Gjermania ka qëndrim të qartë të mbështetje të pavarësisë së Kosovës dhe kundër ndryshimit të kufijve, lojëra këto që i pamë e që ishin shumë të rrezikshme për Kosovën por që e mposhtëm”, tha ajo.

Përfaqësuesi spanjoll, sipas Tahirit, pavarësisht çfarë historiku ka pasur më përpara në qeverinë spanjolle, tani ai është në Bashkimin Evropian, për të shërbyer dhe zbatuar politikat e BE-së.

Ajo, tha se e mira për Kosovën është se Bashkimi Evropian ka konfirmuar se gjashtë vendet e Ballkanit janë në rrugën e integrimeve Evropiane, që u konfirmua në samitin e Sofjes, në fillim të vitit.

“Dhe po ashtu siç po e shihni, Mogherini dhe Hahn, që gabuan dhe hapën hapësira për idetë e rrezikshme, po e përfundojnë mandatin të dështuar në raport me dialogun e Brukselit dhe ky dështim nuk ndodhi rastësisht sepse liderët kryesor euro-amerikan e mbyllën rrugën për prekje parciale të kufijve. Sepse ndryshimi kufijve Kosovë – Serbi do ta dëmtonte Kosovën sepse pasuria jonë është në veri. Nëse do të kishte ndryshim kufijsh do të duhej ta përfshinte gjithë Ballkanin”, tha ajo.

Lexo po ashtu:  Hiqen tabelat politike të shkruara greqisht në jug të Shqipërisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *