Qepët kanë qenë të njohura për një kohë vërtet të gjatë. Që nga kohët e lashta e egjiptianëve e 2500 p.e.s, ne mund të shohim dëshmi se qepë ishte e adhuruar. U tha se përfaqësonte përjetësinë për shkak të ndërtimit të saj të shtresave koncentrike. Ne nuk mund të premtojmë se të hahet qepë do t’ju japë një jetë të përjetshme por me shumë mundësi përmirëson cilësinë e jetës tuaj.

Qepët kanë shume kalori, duke përfshirë sasi te mira te proteinave dhe fibrave, si dhe vitaminave C, dhe antioksidues te ndryshëm. Edhe përbërësit sulfurik që shkaktojnë lot në qepë, sidomos allicin, japin përfitime shëndetësore të tilla si reduktimi i rrezikut të kancerit. Ngrënia e një qepe  në ditë do të sjellë këto përfitime për trupin tuaj:
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Do të ulë rrezikun e kancerit: Qepët përmbajnë komponentë të caktuara që u japin atyre aromën e  veçantë, por gjithashtu punojnë për të çrrënjosur ushqimet kancerogjene që konsumojmë çdo ditë. Kjo përkthehet në një rrezik më të ulët gjatë jetës së kancerit. Studimet sugjerojnë se sa më shumë qepë që hani, aq më e madh është mbrojtja.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  The Guardian: 6 pikëpyetjet që shoqërojnë vaksinën anti-Covid nga Pfizer

Ul rrezikun e prekjes nga diabeti: Qepët janë gjithashtu fantastike për uljen e rrezikut për zhvillimin e diabetit të tipit 2. Kjo formë e diabetit ndodh kur insulina bëhet e paefektshme në përpunimin e glukozës. Kjo zakonisht ndodh për shkak të një diete kronike të lartë në sheqer. Kur hani qepë, ajo rrit sasinë e insulinës në sistemin tuaj.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Forcon sistemin imunitar: Një lëndë që ndodhet në qepë quercetina së bashku me seleninën punojnë për të forcuar sistemin imunitar. Të dy këta përbërës së bashku reduktojnë inflamacionin në të gjithë trupin.

Ndihmon për personat që preken nga alergjitë: Alergjitë sezonale shkaktojnë kruarje të syve, rruf dhe siklet në pjesën e fytit. Të gjitha këto janë shumë të pakëndshme dhe çojnë shumë njerëz që të përdorin ilaçe për qetësim.  Herën tjetër që vuani nga alergjitë, provoni të hani një qepë para se të pini ilaçet.  Përbërësit e qepës bllokojnë komponimet që shkaktojnë alergji dhe mund të ofrojnë një reduktim të ndjeshëm të simptomave të alergjive. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  A e dini që zorrët kanë ndikim të madh në shëndetin mendor!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *