Kampionati në Spanjë nuk ka rinisur ende, por polemikat po. Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart, ka shënjestruar rivalët e përhershëm, por edhe krerët e Liga-s: “Nëse Real do të ishte i pari në ndalimin e kampionatit, do e kishin mbyllur kështu”.

Si në të gjithë kampionatet, ka gjithmonë një histori të inkriminuar favorizimi historik të një skuadre ndaj një tjetre. E në Spanjë flitet shpesh për një pushtet të Real Madrid në këtë drejtim. Për ta kujtuar këtë ka menduar ish-presidenti blaugrana, që është i bindur se me ndërprerjen e kampionatit, nëse Real do ishte i pari, do zgjidhej për përfundimin e sezonit duke i dhënë titullin Blancos.

Gaspart ka shtuar dozat më pas, duke dalluar një lloj nxitje urrejtje kundër Barças. “Barcelonës i tregojnë mungesë respekti e dallohet një antibarcelonizëm”. Me pak fjalë, polemikat nuk mungojnë kurrë.

Lexo po ashtu:  Identifikohet trupi i Kobe Bryant në mbetjet e helikopterit të shkrumbuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *