Të martën në orën 11:00, Albin Kurti edhe formalisht do ta pranojë mandatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk do të jetë aty për ta pritur, megjithatë ish-zëvendësi i tij, Behgjet Pacolli është angazhuar në detyrën e fundit qeveritare.

Pacolli do t’ia dorëzojë nesër në orën 11:00 Kurtit mandatin e Kryeministrit.

Këtë e ka konfirmuar këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.

Lexo po ashtu:  Kufijtë e BE do të hapen nga 1 korriku për disa vende jashtë Unionit, thotë shefi i diplomacisë Borrell

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *