Sipas “The New York Times”, SHBA po avancon me një plan zyrtar për të marrë kontrollin e Grenlandës – jo përmes pushtimit, por përmes bindjes. Qëllimi i presidentit Trump për të bërë Grenlandën pjesë të SHBA-së nuk është më vetëm retorikë, por tashmë është kthyer në politikë zyrtare amerikane.

Plani përfshin përdorimin e mediave sociale, reklamave dhe fushatave të PR-së për të bindur popullin grenlandez – rreth 57,000 banorë – që të afrohen me SHBA-në dhe eventualisht të bëhen pjesë e saj.

Sipas burimeve anonime, SHBA po planifikon t’u ofrojë grenlandezëve përfitime financiare më të mëdha se subvencionet që aktualisht marrin nga Danimarka (rreth 6.5 miliardë NOK). Propozimi amerikan përfshin një pagesë vjetore prej 10,000 dollarësh për çdo banor, si dhe investime në shkëmbim të qasjes në burimet natyrore të Grenlandës si metale të rralla, bakër, ar, uranium dhe naftë.

Megjithatë, rezistenca është e fortë. Dy partitë kryesore politike në Grenlandë janë pro pavarësisë dhe janë kundër çdo forme të aneksimit. Eksperti i Arktikut, Otto Svendsen, ka thënë për AP se Trump bëri një gabim strategjik duke e kthyer çështjen në konflikt në vend që të bashkëpunonte me aleatët e NATO-s, citon MekuliPress gazetën norvegjeze Dagsavisen.

Lexo po ashtu:  Taksa 100%, Konjufca: Shqipëria nuk na dha të njëjtën mundësi që i dhamë ne

Ai thekson se kjo përpjekje amerikane ka bashkuar grenlandezët dhe u ka shtuar ndjenjën e identitetit kombëtar:
“Grenlandezët nuk do të përkulen ndaj presionit amerikan,” përfundon Svendsen.