Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi ka ngushëlluar familjarët e Nexhmije Pagarushës, me të cilët ka thënë se është në bashkërendim për organizimet që do të bëhen në nderë të veprës së bilbilit të këngës shqipe.

Ajo ka thënë se ceremonia e varrimit, ashtu siç ka kërkuar vet Nexhmije Pagarusha, do të jetë krejt private, por do të ketë ceremoni tjetër të organizuar nga Qeveria e Kosovës.  

Dumoshi: Ceremonia e varrim është krejt private

“Ceremonia e varrim është krejt private, kurse ceremonia tjetër ne do ta organizojmë jemi në bashkërenditje me familjen. Sot familja e ka hapur derën e ngushëllimit, nesër do të jetë ceremoni e organizuar nga Qeveria e Kosovës. Jemi shumë afër me familjen dhe të gjitha që do t’i bëjmë bashkërisht”, tha Dumoshi.

Ajo tha se ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është humbje e madhe, por siç theksoi ajo, Nexhmije Pagarusha është e pavdekshme.

Dumoshi: Nexhmije Pagarusha do të jetë trashëgimia më e mirë në kulturën shqiptare

“Është një humbje shumë e madhe, por zonja Nexhmije Pagarusha është e pavdekshme, sepse në të gjitha pjesët shqiptare, ajo do të jehojë, do të jetë trashëgimia më e mirë në kulturën shqiptare. Është humbje e madhe normalisht sepse humbën një njëri përveç këngës dhe mbretëreshës, bilbilit të Kosovës, ajo e ka pasur një njerëzore ku i ka dashur të gjithë njerëzit”, tha Dumoshi.

Lexo po ashtu:  Ardian Bujupi publikon këngën ‘Wie im Traum’

Bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka ndërruar jetë dje në moshën 86 vjeçare.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurt, ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *