Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se nga data 28 lejohet operimi i plotë i fluturimeve të rregullta, përcjell Bota sot.

Përmes një njoftimi në Facebook, ANP u ka uruar mirëseardhje udhëtareve dhe u ka kërkuar falje për pakënaqësitë e shkaktuara gjatë muajve të kaluar, duke dhënë dhe detaje për fluturimet.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar udhëtarë,

Me kënaqësi, ju informojmë se nga data 28 Qershor 2020, lejohet operimi i plotë i fluturimeve të rregullta në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA.

-Nga tani e tutje, për orar të fluturimeve, ju lusim t’i referoheni faqes sonë zyrtare www.airportpristina.com
-Për bileta dhe informacione shtesë, për fluturimin tuaj, qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore.
-Për dokumente udhëtimi, ju lusim të kontaktoni me autoritetet relevante siç janë zyret e Ambasadave të Huaja në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme etj.
-Ju lusim t’i përmbaheni udhëzimeve për masat e sigurisë së udhëtimit, në mënyrë që fluturimi i juaj të realizohet me kohë dhe i sigurtë, (veprimet që duhet ndërmarrë nga ana juaj, janë të publikuara si në faqen tonë zyrtare, poashtu edhe në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu:  Mërgimtarët/ Bizneset shqiptare nga Cyrihu dhurojnë mbi 120 mijë euro për Fondin e FSK-së

Ju kërkojmë ndjesë për pakënaqësitë e shkaktuara gjatë muajve të kaluar edhe pse ANP ‘Adem Jashari’ LKIA, ka qenë gjithmonë i gatshëm të operoj.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj dhe ju urojmë shëndet!

MIRESEVINI!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *