Disa produkte janë krijuar enkas për t’u mbajtur në banjë, ndërkohë disa të tjerë mund të jenë të rrezikshëm.


Ja cilat janë këto:

Peshqirët

Banja është një terren me lagështirë, e përsosur për krijimin e mykut dhe peshqirët janë shumë të ndjeshëm në këtë pikë. Ruajini ata në një dollap dhe mos i mbani varur në banjë për ditë të tëra.

Rroba banje

Një tjetër këshillë ironike: Largoni rrobe banjat. Rrobat e lagura mbajnë baktere dhe lagështira u jep atyre aromë të pakëndshme.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Bizhuteri

Jo më kot, bizhuteritë kanë kuti specifike pasi sigurisht që dëmtohen nga temperaturat e ngrohta. Prandaj mbajini ato në një vend të freskët dhe sigurohuni që t’i vendosni në një kuti praktike.

Furçat e dhëmbëve

Një studim i Universitetit të Manchester-it gjeti 10 milionë baktere në një furçë të vetme. Për ta mbajtur furçën larg mikrobeve, thajeni pak pas përdorimit dhe vendoseni në një vend të izoluar (dollap).

Produktet e grimit
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Si të hiqni dorë përgjithmonë nga duhani dhe të jetoni shëndetshëm

Produktet kozmetike bien pre e baktereve dhe mykut si pasojë e lagështirës së tepër. Furçat duhen mbajtur në një vend të freskët dhe pa pluhur.

Parfumet

Temperaturat e ngrohta ndikojnë negativisht në përbërjen e parfumeve duke transformuar aromën e tyre.

Pajisjet elektronike

Sa dëshirë keni të dëgjoni muzikë teksa bëni dush? Shumë. Mirëpo një gjë e tillë shkakton dëme serioze tek telefoni. Nëse e keni të pamundur të bëni dush pa muzikë, atëherë sigurohuni që të merrni pajisje të padepërtueshme nga uji.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *