Mbrojtësi i Juventus-it, Giorgio Chiellini, ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për shkak të rrëfimeve të bëra në autobiografinë e tij. Mes të tjerëve, lideri i “Zonjës” ka folur edhe për dy ish-trajnerët e tij, Antonio Conte dhe Massimiliano Allegri.

Për sa i takon trajnerit të Inter-it, Chiellini ka zbuluar një prapaskenë në lidhje me ndeshjen për titull të luajtur mes Napoli-t dhe Juventus-it në marsin e 2013-ës. Pavarësisht se ai ka qenë i dëmtuar, Conte ka vendosur ta aktivizojë:

“Nuk më intereson, t’i nesër do të luash, ata e bëjnë në brekë vetëm duke të të parë në fytyrë, nëse më pas nuk ndihesh mirë, mund të dalësh, por derisa këmbët do të mbajnë, do të luash”.

Një zgjedhje e goditur, duke parë atë që ka ndodhur më pas: Chiellini realizoi golin e barazimit.

Në vazhdim, Chiellini ka folur edhe për marrëdhënien me Allegri-n: “Një trajner i aftë t’i japë besim grupit në situatat e pamundura. Sa më shumë afrohet dita e ndeshjes, aq më shumë emocione të pastra të përcjell”.

Lexo po ashtu:  Plani revolucionar i PSG-së për uljen e pagave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *