Nagip Syla

Nga antikiteti klasik deri në mesjetë, thuhet se malet e Ballkanit quheshin me emrin vendas thrak, Haemus. Sipas mitologjisë, mbreti thrak Haemus u shndërrua në mal nga Zeusi si ndëshkim dhe për këtë arsye malit i ka mbetur emri i tij. Një mendim tjetër  është se Haemus (Αἷμος) rrjedh nga një fjalë thrake *saimon, “kreshtë mali”. Ndërsa, si mundësi e tretë mendohet se Haemus ( Αἵμος ), rrjedh nga fjala greke haima ( αἷμα ), që do të thotë “gjak”. Kjo lidhet me mitin e një lufte midis Zeusit dhe përbindëshit/titan Typhon, me ç’rast Zeusi e plagos atë duke e goditur me rrufe, gjaku i të cilit bie në male, prej nga ato morën emrin.[i]

Megjithatë, në Teogininë e poetit të madh antik Hesiod (shek.7-8 p.e.r.), nuk përmendet as mali Haemos as gjaku, kur Zeusi godet Tyfonin me rrufenë e tij, por aty përmendet Hefesti, perëndia e zjarrit dhe e vullkaneve:

“Por kur Zeusi e pushtoi dhe e qëlloi me goditje, Tyfoni u hodh poshtë i rrënuar e i gjymtuar, aq sa toka e madhe rënkoi. Dhe flaka shpërtheu nga goditja e rrufesë së perëndisë në ngushticat e zbehta e të ashpra të malit, kur ai u qëllua. Një pjesë e madhe e tokës u dogj nga avulli i tmerrshëm dhe u shkri ashtu si shkrihet kallaji kur nxehet nga burrat artizanë në enë të kanalizuara; ose si hekuri, i cili është më i fortë nga të gjitha gjërat, zbutet nga zjarri i ndezur në rrëpirat malore dhe shkrihet në tokën hyjnore nëpërmjet fuqisë së Hefestit. Edhe kështu, atëherë, toka u shkri në shkëlqimin e zjarrit flakërues. Dhe Zeusi në hidhërimin e zemërimit të tij e hodhi në Tartarus të gjerë.”[ii]

Lexo po ashtu:  Jeta pa dinjitet - Më çmendën Buzhala dhe Latifi!

Megjithëse sipas Hesiodit, Zeusi e hedh Tyfonin e mposhtur në Tartarus (regjion i ferrit në mitologji), në veprën “Library 1” të Apollodorit, shumë shekuj më vonë, thuhet :

“Kështu, duke u ndjekur (nga Zeusi), ai (Tyfoni) përsëri erdhi në Thrakë dhe duke luftuar (me Zeusin) në malin Haemus, ai hodhi male të tëra (mbi Zeusin). Por kur ato u zmbrapsën mbi të nga forca e rrufesë, një rrjedhë gjaku shpërtheu nga mali dhe ata thonë se nga këto rrethana mali u quajt Haemus. Dhe kur ai (Tyfoni) filloi të ikte përmes detit sicilian, Zeusi e hodhi Malin Etna në Siçili mbi të. Ai është një mal i madh, prej të cilit deri në ditët e sotme thonë se shpërthen zjarri nga rrufetë që janë hedhur.”[iii]

Lidhja e Hefestit me këto mite, ku gjithashtu sipas Hesiodit, “Hefesti ra në Lemnos dhe u çalë nga këmbët e tij, por Thetis e shpëtoi”,[iv] na bënë të mendojmë se termi /Ballkan/ mund të ketë rrjedh nga togfjalëshi /bërë çal/, sidomos nëse e kemi parasyshë edhe frazën “Tyfoni u hodh poshtë i rrënuar e i gjymtuar”. Me këtë rast me metatezë /r:l/ mund të kemi, nga /bërë çal/ > /bël çar/, ndërsa më tej me rotacizmën e rëndomtë /r:n/, mund të ketë rrjedh /bël çan/. Dhe, perfundimisht, me shndërrimet fonetike /ç > k/, /ë > a/, mund të ketë rezultuar në /bal kan/ > Ballkan.

Lexo po ashtu:  Mediat nën “Diktaturën e Albinit”

Kështu, shprehja Mali i Ballkanit, fjalë për fjalë mund të ketë kuptimin Mali i Bërë-çal-it apo thënë ndryshe Mali i Tyfonit të “rrënuar dhe të gjymtuar”. Ndërsa emri Tyfon, nga ana tjetër, mund të ketë rrjedh nga shprehja “tym bon” (“tym bënë”), me shndërrimet /mb > mp > ph (f)/, që mund të përputhet me identifikimin e tij me vullkanet.

Shndërrimi tjetër /b > v/, /a > u/ mund të ketë dhënë nga /ball kan/ > Vullkan, që gjithashtu lidhet me Hefestin, si variant romak i këtij emri, që sipas rrëfimeve tjera, farkëtoria e tijë ishte nën malin Etna, që në fakt është një vullkan. Edhe fjala “farkatar” mund të ketë rrjedh nga shprehja /bërë-çal-tar/ me shndërrimet /b > v > f/ dhe shndërrimet e lartpërmendura. Gjithashtu, fjala “kovaç”, që ka kuptimin “farkatar”, mund të ketë rrjedh nga shprehja gege “ka ba çal”, me shndërrimin /b > v/ dhe rënien e pjesës së fundit –al.

Duke u bazuar në mitin që thotë se Hefesti ishte i çal, me strukturimin e fjalës /Hḗph-a-ist-os/, pjesa /Hḗph/ mund të lidhet me fjalën shqipe “sqepton”, që sipas fjalorit ka kuptimin “çukit me sqep, godet me sqep”. Mësa duket, kjo lidhet me fjalën “shkepon” të dialektit të veriut, që ka kuptimin “çalon”, që lidhet me mënyren e të ecurit. Me shndërrimet fonetike /sq > sk > k > h/, kjo pastaj mund të lidhet me togfjalëshin /Hep est/, në kuptimin “i çal është”. Ndërsa, me shndërrimin /p > ph (f)/, përfundimisht kemi /Hef est/ > Hefest, (Gk. e lashtë, Hḗphaistos).

Lexo po ashtu:  Më iku edhe Simë Dobreci - A mos po duan ta shuajnë krejt kombin shqiptar, siç ia dolën t’i shuajnë...

Bazuar në ngjarjet e përshkruara në mitet e lartëpërmendura, fjala e supozuar thrake *saimon, “kreshtë mali”, mund të ketë lidhje me fjalën gege *shemun, “shembur” (“mal i shembur”), që sipas fjalorit “Proto-Indo-European Etymological Dictionary, (2007)”, me shndërrimet e rëndomta /sh > s > h/, mund te lidhet me fjalën /haem/, geg. /shem/ (“shemb”), që në greqishten e lashtë, me prapashtesën –os, ka dhënë fjalën “Haemos”.

Përndryshe, dëshmia e parë e shkruar e përdorimit të emrit “Ballkan” për vargmalin, që tani ndodhet në Bullgari, në perëndim ishte në një letër dërguar më 1490, Papës Inocenti VIII nga Buonaccorsi Callimaco, një humanist, shkrimtar dhe diplomat italian. Osmanët e përmendin për herë të parë në një dokument të vitit 1565 dhe nuk ka pasur asnjë përdorim tjetër të dokumentuar për t’iu referuar rajonit më parë. Fjala e përdorur nga osmanët ishte Rumeli, në kuptimin e saj të përgjithshëm për malin. Koncepti i “Ballkanit” u krijua nga gjeografi gjerman August Zeune më 1808, i cili gabimisht e konsideroi atë si sistemin malor qendror dominues të Evropës Juglindore që shtrihej nga deti Adriatik deri në Detin e Zi. Në librat evropianë të shtypur deri në fund të viteve 1800, ai njihej si Gadishulli Ilirik ose Illyrische Halbinsel në gjermanisht.[v]

Referencat:


[i] https://en.m.wikipedia.org/wiki/Balkans

[ii] https://www.theoi.com/Text/HesiodTheogony.html

[iii] https://www.theoi.com/Text/Apollodorus1.html

[iv] https://www.theoi.com/Text/HesiodTheogony.html

[v] https://en.m.wikipedia.org/wiki/Balkans