Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti janë pritur sot në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Në këtë takim të pranishëm ishin ministrat e kabinetit Kurti, përfaqësuesit e Kuvendit të Kosovës, gjeneral Rrahman Rama dhe pjesëtarë të FSK-së.

Rifat Jashari, duke uruar për festat e Marsit iu drejtua Osmanit “kryetare e lirë je, nëse don me na bo llaf diçka”.

Pas kësaj Osmani iu drejtua Jasharit, duke thënë se kanë shkuar kallaballëk, por ndodhen në familjen Jashari për ta nderuar sakrificën e tyre.

“Ishalla gjithmonë më kallaballëk se sot.. “, u shpreh Rifat Jashari, duke uruar për festat e Marsit.

Më tej kryeparlamentarja tha “shumica janë nga qeveri këtu, këtu është edhe kryeministri, por meqenëse jemi edhe nga Kuvendi që përfaqësojmë popullin nga qitën në krye të vendit”.

Duke falënderuar për pritjen, kryetarja e Kuvendit falënderoi po ashtu Rifat Jasharin për prezencën e tij dhe të familjes në ceremoninë e organizuar për Epopenë e UÇK-së.

“Besoj që gjatë këtyre organizimeve kemi me arrit me përçu mesazh të bashkimit të forcave për me u përballë me sfidat që i kemi para nesh. E simbol më të madh të bashkimit të të gjithë shqiptarëve se familja Jashari nuk ka”, tha ajo.

Lexo po ashtu:  Berisha: Opozita dhe shqiptarët të ngrihen në protesta të pandalshme, Rama po bën spastrim etnik

 

https://www.facebook.com/kosovapress/videos/565372114324362/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *