Thuhet se truri i fëmijëve është një sfungjer që thith çfarëdolloj informacioni që i vjen nga bota e jashtme. Zhvillimi i tyre është me hapa galoponte në vitet e para të jetës dhe prindi duhet të jetë një promotor i zhvillimit intelektual, emocional, psikomotor e shoqëror të fëmijës. Komunikimi me ta është shumë i rëndësishëm, interaktiviteti i fëmijëve me fëmijët e tjerë, lodrat që vënë në punë aftësinë e tyre të të menduarit, janë të gjitha në dorë të prindit.

Një nga ushtrimet psikomotore më efikase që këshillohet për fëmijët, është larja e duarve me sapun dhe jo me solucione.  Ky veprim kaq i thjeshtë në dukje është një ushtrim për fëmijët.  Zhdërvjelltësimi i duarve nxit sistemin nervor qendror dhe atë periferik. Dora është organi, që zë sipërfaqen më të madhe në hartën e hypokampusit (në tru). Gjithashtu zhdërvjelltësimi i dorës është i lidhur direkt me të folurin.

Zhvillimi historik i qenie njerëzore e ka zanafillën pikërisht në zhdërvjelltësimin e dorës. Sa më shumë njeriu e përdorte dorën, aq më shumë mendonte dhe përqendrohej për të gjetur zgjidhje dhe për t’i komunikuar. Larja e duarve me sapun është një ushtrim i përkryer psikomotor. Rrotullimi i sapunit nëpër duar për të krijuar shkumëzimin, e nxit fëmijën të përqëndrohet në kombinimin e lëvizjeve, për të mos I rrëshqitur sapuni nga dora.

Lexo po ashtu:  Wi-Fi, “vrasësi i heshtur” i shëndetit tonë?

Po ashtu, si larja e duarve me sapun edhe krehja e flokëve dhe larja e dhëmbëve, kanë të njëjtin efekt, janë ushtrime psikomotore shumë efikase. Prindër! Nxitini fëmijët ti kryejnë këto veprime, sa të rëndësishme për higjienën vetjake, po aq të rëndësishme për zhvillimin psikomotor.
 /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *