Nga plehrat në bibliotekën më të madhe të zonës

Çfarë bëjnë njerëzit me librat e vjetër?
I dhurojnë, por që të jemi të sinqertë disa edhe i flakin. 
José Alberto Gutiérrez, që jeton në Bogota, Kolumbi, prej vitesh mbijeton duke rrëmuar në mbetjet e të tjerëve dhe mes sendeve të tjera gjen edhe libra.
Për gati 20 vjet, Gutiérrez e ka kthyer në mision mbledhjen e librave që njerëzit hedhin në plehra. 
Ai e nisi koleksionin me “Ana Kareninën” të Tolstoit dhe sot ka rreth 25 mijë libra në total. Janë kaq shumë, sa ai me zor lëviz nëpër shtëpi.
Ndërsa koleksioni i tij i librave shtohej, njerëzit filluan ta vinin re dhe shkonin i kërkonin libra hua. 
Sot, shtëpia e Gutiérrez është kthyer në një librari komuniteti me emrin “Fuqia e fjalës”. 
Jo vetëm kaq, por shumë prej librave të mbledhur ndër vite, Gutiérrez ua ka dhuruar 235 shkollave të ndryshme. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Shqipëria me popullsi më të re në moshe se BE, por po plaket me ritme të shpejta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *