Nga raketat ruse që goditën Ukrainën gjatë së martës, e ka pësuar edhe shteti tjetër fqinj Moldavia.

Sipas The Guardian, raketat ruse shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në Moldavi.

Moldavia ka pësuar “ndërprerje masive të energjisë elektrike” pas një sërë sulmesh raketore ruse në të gjithë Ukrainën që synonin objektet energjetike, tha të martën zëvendëskryeministri dhe ministri i Infrastrukturës moldave, Andrei Spinu.

Në një postim në llogarinë e tij në Telegram, Spinu tha se “pas bombardimeve të Rusisë ndaj sistemit energjetik të Ukrainës”, një nga linjat e energjisë elektrike që transportonte energji elektrike në Moldavi është shkëputur, shkruan CNN, përcjell Insajderi.

Ministri shtoi se linja nuk është dëmtuar por është shkëputur automatikisht si masë sigurie dhe se autoritetet po punojnë për rivendosjen e lidhjes.

Ndërkohë, disa prej tyre ranë mbi Poloninë anëtare të NATO-s, duke lënë dy të vdekur.

Lexo po ashtu:  Ndërron jetë Robert Hansen, "spiuni më i dëmshëm në historinë e ShBA-ve"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *