“Nuk do të kish qenë e mundur”, thoshte Gëbelsi, “që ne të merrnim pushtetin… pa radion dhe aeroplanin”

Një tipar kryesor i populistëve sot, është përdorimi i mjeteve të reja të komunikimit të drejtpërdrejtë. Në disa drejtime, është një jehonë e tenencave që janë parë edhe shekujt e kaluar. Në shekullin 17, materialet e reja të printuara shpërndaheshin nga një rrjet propagandistësh. Ky lloj komunikimi lejoi një ekspansion të teorive konspirative, ose ideve të tipit: “Ne kundër atyre”.

Në shekullin 20, populistët mund të shfrytëzonin tashmë teknologji të tjera të reja. Kreu i propagandës naziste, Jozef Gëbels ishte ndër të parët që njohu dhe përdori potencialin e radios, me kapacitetin e saj për të përcjellë dramën e mitingjeve, në të cilët Hitleri dhe të tjerë u drejtoheshin turmave përreth Gjermanisë. “Nuk do të kish qenë e mundur”, thoshte Gëbelsi, “që ne të merrnim pushtetin… pa radion dhe aeroplanin”.

“Shpresa jonë e fundit, Hitleri” thuhet në një poster të vitit 1932, i printuar gjatë Depresionit të Madh, një periudhë me papunësi të lartë në Gjermani. Periudhat e kursimit të fortë kanë nxitur edhe më parë lëvizje populiste.

Lexo po ashtu:  Bloomberg synon blerjen e 'Dow Jones' dhe 'Washington Post'


Kohët e fundit, populistët kanë përdorur internetin dhe mediat sociale, për të anashkaluar ato që i shohin si mediat krysore, të bëra aleate me armiqtë e tyre mes elitës – ato që Donald Trumpi i ka quajtur “mediat e shpifura e të pandershme”. Mediat sociale u ofrojnë populistëve një ndryshim të madh të numrit të njerëzve ku mesazhi i tyre mund të arrijë.

Kjo shpejtësi dhe efiçencë e një komunikimi të tillë, rrit ndikimin e populizmit galopant, të cilit i tremben shumë politikanë. Historianë të shekujve 19 dhe 20 thonë se kjo gjë, populizmi pra, ka qenë i pranishëm prej një kohe të gjatë. Por, përmes mediave, është përshpejtuar shumë ritmi me të cilin ai shndërrohet në pushtet politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *