Festivali Kombëtar Këngë Jeho lëshon kushtrimin: Votoni kryeministrin e parë shqiptar.

Strasburgu Shqiptar dhe netët magjike të festivalit “Këngë Jeho”, në brigjet e Liqenit e të Drinit.

Çdo vit, për tre net, me dt 7-8-9 korrik Struga shndërrohet në kryeqytet i kulturës kombëtare shqiptare.

Ky edicion, i cili u shty për shkak të pandemisë do të organizohet më vonë, nën kujdesin e kryeministrit të parë shqiptar Naser Ziberi.

Struga me të drejtë është quajtur kërthiza e trojeve tona etnike.
E vendosur mrekullisht në trekëndëshin-iliro- dardano- arbërorë, aty pranë Liqenit kaltërosh, nga i cili buron Drini i Bardhë magjepsës, që i jep jo vetëm një bukuri të rrallë natyrës në rrugën e tij të gjatë mes përmes trojeve tona drejt viseve perëndimore, Ultësirës së Detit Adriatik, por i ka dhuruar edhe një kulturë, ndër më të vjetrat, më të lashtat e më të pasurat të trashëgimisë sonë historike, e cila është pagëzuar nga studiuesit autoritarë, të vendit dhe të huaj si “Kultura e Drinit”.
“Jeta rrjedh nga rrjedhin lumenjtë.
Ata janë mjalti i qytetërimeve” thekson idioma e filozofit të lashtë grek Aristotelit.
Struga jonë mahnitëse e përligj mësëmiri këtë fakt.
Politikisht ajo sot mund të quhet pa mëdyshje Strasburgu Shqiptar, për shkak të pozitës gjeografike e faktit se megjithëse është pjesë integrale e trojeve etnike shqiptare, përfshihet në hartën politike të Maqedonisë së Veriut.

Politika, kushtet historike, ndarjet territoriale mund të ndryshojnë, por historia, gjuha, e kultura janë ato që thonë fjalën e fundit dhe i vënë vulën e pashlyeshme identitetit të një kombi.
E në këtë aspekt Struga jonë nuk është inferiore ndaj askujt dhe në radhë të parë ndaj Maqedonisë së Veriut, në të cilën shqiptarët aty janë faktorë vendimtar’, jo vetëm në konceptin shtetformues, por përtej kësaj, janë elementë thelbësorë për stabilitetin e tij, ruajtjes së sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial.

Lexo po ashtu:  BE dhe UNDP tërhiqen nga renovimi i shtëpisë së Xhafer Devës: Për çdo ofendim të paqëllimshëm na vjen keq

Me këmbënguljen e shqiptarëve, qartësisë së orientimit të tyre perëndimorë, vizionit gjenial të strategut të luftës e arkitektit të paqes Ali Ahmetit, besueshmërisë së tij tek institucionet prestigjioze ndërkombëtare, si partner’ adekuat dhe i sinqertë, stoicizmit të palëkundur të treguar në vijimësi, me durim e qetësi u arrit ndryshimi i emrit, antarësimi në Nato dhe u hap rruga e fillimit të bisedimeve për antarësimin në Bashkimin Europian.
Struga është një trevë e lashtë historike e kulturore 24 karatëshe “Made in Albania”.
Në antikitet sëbashku me Ohrin ishte kryeqendër e Mbretërisë Ilire të Enkelejve, e cila shkelqeu nën Mbretin Bardhyl, një burrë shteti, administrator, strateg i shquar ushtarak, i cili në moshën 90-të vjeçare ishte komandant kalorësie në betejat me maqedonësit barbarë.
Struga ka lanë gjurmë të pashlyeshme në të gjitha epokat tona historike, në lashtësi, mesjetë, e në Rilindjen Kombëtare, përmes kontributit të bijëve të saj të shquar.
Kjo trevë ka ruajtur mrekullisht përgjatë rrebesheve të historisë identitetin e vet kombëtar, kulturën, traditat e Gjuhën Shqipe, tashmë të zyrtarizuar.

Dervish Hima nga Ohri dhe Ibrahim Temo nga Struga janë firmëtarë të pavarësisë së Shqipërisë.
Dervish Hima ka dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në Kongresin e Manastirit, i cili është gurthemeli i unifikimit gjuhësorë, identitetit kulturor dhe premisë e Shtetit Komb të shqiptarëve.
Struga është kthyer sot një qëndër e rendësishme e kulturës kombëtare e arsimit shqip, botës universitare, po ashtu edhe turizmit, një gjenerator i vertetë i shpirtit krijues të Atdheut përmes aktiviteteve të shumta e të larmishme kulturore e artistike të zhvilluara prej tre dekadash, që tashmë janë kthyer në traditë mbarëkombëtare.
Në Strugë zhvillohet prej dekadash manifestimi i poezisë, i cili mbledh poetë të njohur nga mbarë Europa.
Universiteti Ndërkombëtar i Strugës është njëri prej universiteteve më prestigjioze të rajonit dhe atyre europiane, në auditoret e të cilit edukohen e marrin dije studentë nga e gjithë hapsira shqiptare, Ballkani e Europa.
Festivali Këngë Jeho i këngës dhe valles së përpunuar dhe stilizuar shqipe është njëri nga festivalet më brilante të hartës së festivaleve kombëtare shqiptare.
Janë realizuar 28-të edicione me sukses të jashtëzakonshëm, përmes një pune vetëmohuese të satafit organizator e bordit drejtues.
I mbështetur nga Komuna e Strugës dhe Kryetari i saj z Ramiz Merko, kohët e fundit ka fituar vemendjen e kujdesin e veçantë të Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut z Talat Xhaferi dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut që drejtohet nga shqiptarët.
Për tre net me dt 7-8-9 korrik, çdo vit Struga shndërrohet në kryeqytet i kulturës kombëtare shqiptare.

Lexo po ashtu:  Amerika thirrje deputetëve: Merrni pjesë në votimin për presidenten, të bëhet kuorumi

Ky edicion i këtij viti, i cili është shtyrë për një moment tjetër, për shak të pandemisë e procesit zgjedhorë do të organizet më vonë, nën kujdesin e kryeministrit të parë shqiptar z Naser Ziberi.
Jehona e ketij festivali, mesazhet që percjell gjarpërojnë trojet tona sëbashku me valët e Drinit.
Zëri brilant i Shkurte Fejzës, e cila ka qënë disa herë mysafire nderi në këtë eveniment madhështorë të shqiptarëve e verteton mësëmiri me këngën;
“Rrugës time për Shqipëri
M’ka pëcjell ai Drini i Zi
E u nisa për me dalë
Porsi vala e Drinit të Bardhë”
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, nderuar me “Medaljen Gjergj Kastrioti (Skenderbeu)”, prej shumë vitesh ka bashkëpunim të vyer, të ndërsjelltë me stafin organizator të festivalit dhe e ka në qendër të vëmendjes këtë trevë të Atdheut, e cila na ban krenarë e optimistë për të ardhmen tonë të përbashkët.
Ne kemi propozuar dhe ështe konkretizuar binjakëzimi i Bashkisë së Sarandës, Komunës së Strugës dhe Bashkisë së Tropojës.
Ky trinjakëzim ka krijuar një trekëndësh gjeografik, kulturoro- turistik, një trinom Iliro- dardano- epiriot, një bosht arbëror, një bashkim të natyrshëm historik të farës dhe rrënjëve të shqiptarizmit.
Në emër të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar edhe njëherë ju bëjmë thirrje vëllezërve tanë dhe motrave tona të Strugës e Ohrit, Dibrës së Madhe, Pollogut, Manastirit, Kumanovës, Likovës, Shkupit, Kryshevës, gjithë Maqedonisë së Veriut bashkohuni, pavarësisht ndasive partiake, por mbi partitë, përtej hatërmbetjeve, intereresave të ngushta përsonale, jo për një ide politike, por rreth një ideali të brezave të tërë, për konkretizimin e një vepre historike, që përmbush amanetin e deshmorëve që bënë sakrificën sublime, derdhen gjakun, dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën për liri e barazi.
Bashkohuni për realizimin e ëndrrës së kahmotshme shqiptare, për finalizimin e kauzës së shtrenjtë e të shenjtë shekullor.
Bëhuni bashkë për kryeministrin e parë shqiptar.
Është e drejtë dhe legjitime.
Unë e besoj.
Pse jo?!
Por që të arrihet kjo ide e madhe e kryeministrit të parë shqiptar duhet të votoni numrin 9-të.
Çdo votë që nuk shkon për numrin 9-të shkon për Zaevin e Mickoskin, të cilët u bashkuan, prandaj është shumë e rendësishme vota unike e shqiptarëve.
Shqiptarët në mënyrë referendare duhet të votojnë për kryeministrin e parë shqiptar Naser Ziberin duke votuar nr 9-të.
Plebishiti popullor i shqiptarëve me dt 15-të korrik do të çelë një faqe të re historike.
15- të korriku është Epoka Shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
E gezofshi kryeministrin e parë shqiptar Naser Ziberi.
Ju priftë e mbara.

Lexo po ashtu:  Kjo është frika e politikanëve por edhe e Ambasadorit amerikan: Frikësohen se Trump mund të bëjë puç për të mos e lëshuar Shtëpinë e Bardhë

Azgan Haklaj “Mjeshtër i Madh” ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë
President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit te Skenderbeut”, nderuar me “Medaljen Gjergj Kastrioti “.
Autor i 7-të librave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *