Artisti i njohur Agim Mujo është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare. Ai është vëllai i aktores së madhe shqiptare Yllka Mujo. Lajmin e ka dhënë ish-bashkëshorti i aktores Yllka Mujo, Gjergj Zaharia.

Mësohet se Mujo ka ndërruar jetë mengjesin e djeshëm në kryeqytetin e Italisë në Rome nga një atak kardiak.

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë nga një atak kardiak Agim Mujo, vëllai i Artistes Yllka Mujo. Në moshë fare të re Agimi luajti në një sërë filmash, midis të cilëve në filmin ‘Malet në blerim mbuluar’. Ai mbaroi studimet për pikturë dhe u shqua për talentin e tij, duke u paraqitur në shumë ekspozita në Itali dhe Francë”, shkruan Zaharia.

Duket se Agimi nuk ka mundur të çojë në fund planet e tij, pasi më datë 27 tetor ishte planifikuar hapja e një ekspozite në Paris me Zamir Matin, por që nuk ariti ta realizonte dot.

Agim Mujo hyri në kinematografi me interpretimin në filmin shqiptar bashkë me motrën e tij Yllkën në të njejtin rol si në jetë, motër e vëlla. Bëhet fjalë për filim e vitit 1970 “Malet me blerim mbuluar” ku Agimi luante rolin e Zenelit. Po kështu ka luajtur dhe në rolin e Ardianit tek filmi “Guximtarët”. Mujo jetonte prej vitit 1990 në Itali i larguar me hapjen e ambasadave./MekuliPress /

Lexo po ashtu:  Biseda që çdo djalë duhet të bëjë me babanë e tij përpara se të jetë tepër vonë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *