Kompania ka resetuar fjalëkalimet e kontaktuar konsumatorët. Nintendo pretendon se më pak se 1% e të gjitha llogarive janë kompromentuar.

Numri i llogarive të kompromentuara nga hakerët është dyfishuar në muajt e fundit. Gjiganti Kinez i gaming tha se në fillim ishin hakuar 160 mijë llogari Nintendo duke ekspozuar informacione personale si emrat e llogarive, adresat e-mail, datëlindjet dhe vendbanimet e përdoruesve.

Në një njoftim të ri kompania tha se edhe 140 mijë të tjerë janë kompromentuar tashmë. Nintendo tha se rritja e numrit të llogarive të prekura ishte si rezultat i një hetimi të vazhdueshëm.

Kompania ka resetuar fjalëkalimet e kontaktuar konsumatorët. Nintendo pretendon se më pak se 1% e të gjitha llogarive janë kompromentuar.

Lajmet për hakimin e disa llogarive u bënë publike në muajin Mars ku përdoruesit u ankuan se llogaritë e tyre janë tarifuar për sende dixhitale pa leje. Nintendo kërkoi nga përdoruesit aktivizimin e verifikimit me dy faktorë por pa treguar arsyen.

U deshën edhe dy javë të tjera përpara se Nintendo të pranonte kompromentimin e disa llogarive. Nëse nuk e keni të aktivizuar verifikimin me dy faktorë, tashmë është momenti ta bëni me llogarinë tuaj në Nintendo.

Lexo po ashtu:  Kadare në librin: Mbi Krimin në Ballkan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *