Ninullat ose këngët e djepit të popullit shqiptar, do jenë nga sot e tutje pjesë e arkivit të Muzeut të Londrës, i cili pasqyron historinë dhe traditat kulturore të komuniteteve te ndryshme që banojnë prej shekujsh në metropolin britanik.

Ky muze në bashkëpunim me shoqatën shqiptare “Shpresa Programme”, organizuan projektin e dytë për arkivimin e vlerave, traditës dhe kulturës shqiptare në Muzeun e Londrës.

Pjesë e projektit janë këngët e djepit të kënduara dhe sjelle me mjeshtëri nga Profesoresha e Asociuuar nga Kosova dhe krijuesja e këtyre ninullave, Besa Berberi dhe grupet e fëmijëve të shoqatës shqiptare “Shpresa Programme”.

Në regjinë e korografit të njohur shqiptar me banim në Londër, Tomor Kokona dhe pjesëmarrjen e tre rapsodëve nga Shqipëria, Zef Doci, Sherif Dervishi dhe Mendi Buci, këto ninulla dhe muzika e çiftelisë dhe lahutës shqiptare ishin pjese e aktivitetit te zhvilluar ne Muzeun e Londrës, i cili përkoi edhe me 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Me herët, Muzeu i Londrës, në arkivin e vet ka edhe një botim të fëmijëve shqiptarë në Londër për të ardhmen e qytetit ku ata jetojnë, të titulluar “City Now, City Future”, shkruan Top Channel.

Lexo po ashtu:  Tesla raporton shitje rekord të makinave elektrike

Sarita Mamseri, e Muzeut te Londrës, duke vlerësuar bashkëpunimin me organizatorët e performances, tha per Top-Channel se “është privilegj që trashëgimia kulturore dhe kombëtare e një komuniteti të ri, si ai shqiptar në Britani, të bëhet pjesë e fondit dhe arkivave të trashëgimisë kulturore të komuniteteve të tjera që jetojnë dhe punojnë në kryeqytetin britanik”./MekuliPress.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *