Një shenjë e Nënë Terezës është familja Gombar, gjegjësisht kryefamiljari i saj Alojz Gombar, që është një familjar, apo disa e konsiderojnë si nipi i Gonxhe Bojaxhiut.

Familja e shenjtores dhe nobelistes shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza nuk ka ndonjë shenjë të theksuar që mund të evidentohet në Shkup. Ajo dikur ishte në zemër të Shkupit, sot lokacioni afër Qendrës së Vjetër Tregtare apo vetëm pak hapa afër përmendores së Aleksandrit të Madh në shesh.

Aty ka ngelur vetëm një pllakë me mbishkrimin “këtu ka qenë shtëpia e Nënë Terezës – Gonxhe Bojaxhiu”. Kjo pllakë është vendosur në një qoshe, dhe disa herë ka qenë pre e akteve vandale.

Një shenjë e Nënë Terezës është familja Gombar, gjegjësisht kryefamiljari i saj Alojz Gombar, që është një familjar, apo disa e konsiderojnë si nipi i Gonxhe Bojaxhiut.

Ai thotë se gjyshja e tij dhe babai i Nënë Terezë ka qenë motër dhe vëlla, pra një lidhje e afërt familjare. Sipas tij bëhet fjalë për një familje të pasur e cila ka pasur shumë pasuri në Shkup dhe në Kosovë, që janë marrë me artari dhe filigrane.

Lexo po ashtu:  Kosova dhe Shqipëria në mesin e shtatë vendeve në stërvitjen “Anadolu-21”

“Por familja jonë ka qenë shumë humane dhe se Nëna Terezë e humanizmin e ka trashëguar nga nëna e saj, e cila gjithmonë kishte përgatitur dreka me kazane për të varfërit. Fryma e ndihmës ndaj të varfërve ka mbetur edhe tek ne”, theksoi Gombar. Ai shton se është një moment i veçantë që për së dyti herë takon Papën dhe se ndjehet shumë i emocionuar. “Me shumë gëzim e presim ardhjen e tij unë dhe familja ime”, theksoi Gombar./voal/ MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *