Ambasadorja e SHBA Yuri Kim nuk ka humbur kohë. Pas xhirove në Tiranë, ajo ka nisur ritualin e zakonshëm të diplomatëve amerikanë që i japin leksione botës për rrugën e drejtë në politikë dhe zbatim ligji.

Ajo ka qenë sot e pranishme në konferencën me titull: Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në dritën e Reformës në Drejtësi, gjatë së cilës ka bërë deklarata, dërguar mesazhet e zakonshme kërcënuese dhe ka premtuar se për popullin shqiptar e ardhmja është e ndritur.

Jemi të emocionuar dhe është nder për ne që qëndrojmë pranë Shqipërisë. Reformat që po bën Shqipëria janë shumë të rëndësishme, por edhe shumë të vështira dhe në kohë të tilla është nevojë për miqtë që të jenë më prezentë. Reforma në drejtësi ka sjellë ndryshime dhe është koha të fitohet besimi i publikut dhe duhet të sigurojmë suksesin.

Zyra e prokurorisë, do të përmend SPAK-un, që do të ketë një rol të rëndësishëm për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Duhet t’i jepet fund korrupsionit, kjo po e ndalon Shqipërinë të jetë aq e mirë sa mund të jetë, apo një magnet për investime, ashtu sikurse duhet të jetë…Drejtësia duhet të çohet përpara nga kjo skuadër, që është e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë për të ecur përpara për të luftuar krimin. Dua t’ju them diçka, prokurori është shërbëtor i ligjit, fajtori nuk duhet të shpëtojë dhe i pafajshmi nuk duhet të vuajë. Përdorni çdo metodë të ligjshme për të sjellë drejtësi. Duhet të përmbushen nevojat e popullit që i shërbeni, mos i lejoni fajtorët të shpëtojnë, tha Kim.

Lexo po ashtu:  Gjermania kërkon sanksione ndaj Rusisë për sulme hakerësh në Bundestag

Kjo lloj parade na bën të kuptojmë sesa pozitiv ishte bllokimi në SHBA i caktimit të diplomatëve të rinj pasi për muaj të tërë na ranë veshët rehat nga kjo epidemi e ndotjes akustike e diplomatëve që janë garant i një pushteti të hiperkorruptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *