Arena Kombëtare është drejt përfundimit pasi sot ka filluar shtrimi i tapetit të gjelbër. Kjo fazë tregon se stadiumi më i madh në Shqipëri është në fazën e fundi të përfundimit.

Shtrimi i tapetit të gjelbër është një proces i shkurtër në krahasim me të tjerat. FSHF kishte lënë si afat të fundit shtatorin por duket se Arena do të hapë siparin me ndeshjen Francë- Shqipëri më 17 nëntor.

Këtë lajm e konfirmoi dhe kryeministri Edi Rama, i cili pasi pranoi ndjesën e Presidentit Macron për ngatërrimin e himnit në ndeshjen e 8 shtatorit Francë 4-1 Shqipëri, i bëri me dije se ndeshja e kthimit Shqipëri- Francë, e cila është e fundit për kualifikueset e Euro 2020 do të luhet në Arenën Kombëtare.

Lexo po ashtu:  Erikseni: Kam ardhur në Inter për ta fituar Serinë A

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *