Dieta e njohur si “banania e mëngjesit” është tejet e thjeshtë dhe shumë e lehtë. Arsyeja se përse kjo dietë vlerësohet efektive ka të bëjë me faktin se bananet  promovojnë tretjen dhe  shpejtojnë metabolizmin. Gjëja e dytë pozitive është se bananet janë të pasura me një substancë e cila ka indeks të ulët glicemik, pra tretet mirë dhe u jep ndjenjën se jeni ngopur me ushqim, por gjithashtu e bllokon pjesërisht edhe absorbimin e karbohidrateve. Ata të cilët duan ta provojnë këtë dietë këshillohet që darkën ta hanë para orës 20:00 dhe të shmangin ëmbëlsira pas darkës. Edhe produktet e bulmetit dhe alkooli janë të ndaluara. Në anën tjetër, bananet duhet të jenë të freskëta.

Kështu duket kjo dietë:

Mëngjesi

– 1 banane ose më shumë (derisa të ngiheni të ngopur)

– 1 gotë ujë

Dreka

– 1 shujtë sipas dëshirës, por që përfshin shumë sallatë të freskët

Darka

– 1 shujtë sipas dëshirës, por me shumë perime.

Në rast se ndiheni të uritur, ju mund të hani diçka të ëmbël, por vetëm deri në ora 15:00. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lexo po ashtu:  Vetëbesimi – një gjendje që kërkon përpjekje të vazhdueshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *