Teatri Zihni Sako në Gjirokastër u pushtua nga polifonia.

Nisi përzgjedhja e grupeve që do të marrin pjesë në Festivalin Folklorik Kombëtar që do të zhvillohet në kalanë e Argjirosë.

7 njësitë administrative të bashkisë së Gjirokastrës ngjitën në skenë grupet e tyre përfaqësuese. Risi e festivalit këtë vit është se bashkon të gjitha grupmoshat, nga fëmijët te të moshuarit.

Ky grup i vajzave nga Lazarati sollën në skenë këngë dhe valle.

U performua edhe monofoni ndërsa u paraqitën edhe grupe me instrumenta muzikorë.

Edhe ata që janë larguar nga Gjirokastra, u kthyen në qytetin e gurtë për të sjellë traditën të cilën e kanë ruajtur.

Këngëtarët thonë se i kishte marrë malli për festivalin. Për njohësit e polifonisë, festivali folklorik është aktiviteti më i rëndësishëm kulturor.

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës do të zhvillohet në muajin Qershor. Në skenën e kalasë do të ngjiten grupe nga të gjitha qytetet e vendit. Festivali kthehet pas 8 viteve mungesë për shkak edhe të pandemisë së Covid 19.

Përveçse me rëndësi për traditën dhe kulturën, ky organizim sjell edhe zhvillim të turizmit pasi tërheq vizitorët të cilët janë të shumtë në Gjirokastër gjatë periudhës së verës./KlanNews/

Lexo po ashtu:  As Çitaku, as Kurti — Kadare i pari kishte folur për “çlirimin e Serbisë prej Kosovës”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *