Problemet e para muskulare në Serie A kanë trokitur në portën e Napoli. Kostas Manolas i është nënshtruar kontrolleve diagnostike që kanë evidentuar një lëndim të gradës së dytë të muskulit gjysëm-membranoz të kofshës së së djathtë. Mbrojtësi i kaltër u dëmtua gjatë stërvitjes individuale fakultative të zhvilluar në Training Center. Gjendja e qendërmbrojtësit grek do të vlerësohet në javët e ardhshme.

Kostas Manolas u dëmtua në ditën e katërt të stërvitjeve individuali në Castel Volturno, duke i dhënë zë frikës së madhe që kishin shfaqur mjekët e fizioterapistët në lidhje me impaktin që do të kishte rikthimi në stërvitje, pas dy muajve inaktivitet. Natyrisht janë vetëm ditët e para dhe ende nuk është rritur sforcimi, gjë që e bën edhe më skeptike situatën kur sezoni të rinis me ndeshje cdo tre ditë…

Lexo po ashtu:  Shqipëria ngjitet me 3 vende, Argjentina ‘udhëheq’ botën, FIFA publikon renditjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *