Në kuadër të gjetjes së varreve të të ekzekutuarve nga diktatura komuniste, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka nisur sot gërmimet në burgun e Burrelit për gjetjen e eshtrave të të humburve.

Këto gërmime në rrethinat e burgut të Burrelit nisën në zbatim të urdhrit të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Lajmin e bëri të ditur kryetarja e Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula.

“Nën drejtimin e Taskforcës së posaçme, po gërmohet në oborrin e Burgut të Burrelit për të gjetur gjurmë të varreve të humbur në komunizëm. Do të jetë një proces shumë i gjatë, dhe mbase i pasuksesshëm në disa raste, por i domosdoshëm dhe i përgjegjshëm”, thekson Sula.

Lexo po ashtu:  Gjendet ‘Helmeta Ilire’ në Kroaci, historianët grekë thonë se fillimisht helmeta është përdorur në Greqinë antike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *