Mediat serbe raportojnë për një draft raport të Parlamentit Europian, përmes të cilit do t’i kërkohet BE-së që të ndërpresë negociatat e anëtarësimit me Serbinë nëse Beogradi zyrtar nuk i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

Duhet t’i jepet përparësi harmonizmit të pranimit të vendeve që kanë politikë të jashtme të përbashkët me BE-në dhe të vijohen negociatat e anëtarësimit me Serbinë vetëm nëse ky vend i përmbahet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, citohet drafti.

Drafti do të diskutohet më 13 tetor dhe varianti përfundimtar do të propozohet të kalojë si rezolutë në PE. Votimi pritet të zhvillohet në muajin nëntor, ndonëse siç nënvizohet rezolutat nuk kanë natyrë ligjërisht detyruese ndaj vendeve anëtare. Ai duket se është vënë në lëvizje nga socialdemokratët europianë, grupi i dytë më i madh në PE, të cilët edhe kanë bërë të qartë pozicionin e tyre se Serbia nuk mund të vijojë neogociatat pa iu bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë.

Drafti në fakt tejkalon një pozicion të Shqipërisë, një vend që presupozohet se ka një marrëdhënie të veçantë me Serbinë për shkak të historisë, pasi kryeministri Rama në disa raste ka përsëritur se Serbia duhet mirëkuptuar për qëndrimin që mban ndaj Rusisë.

Lexo po ashtu:  Sokrati: “Luftërat nuk i nxitë asgjë tjetër veçse lakmitë e trupit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *