Hulumtuesit panë provat nga hakimet si dhe informacionin publik për të identifikuar aktorët. Hakerët rivalë postuan detajet e adoleshentit online përfshirë adresën dhe informacionin rreth prindërve.

Një grup hakerash quajtur Lapsus$ së fundi ka pushtuar titujt e lajmeve me linçimin e kodeve burimore të vjedhura nga Microsoft, Nvidia, Okta e kompani të tjera të mirënjohura.

Por së fundi hulumtuesit e sigurisë duke hetuar sulmet gjurmuan një 16-vjeçar i cili jetonte me nën e tij në një shtëpi në Oksford në Angli sipas Bloomberg.

Ndërsa hulumtuesit kanë identifikuar 7 llogari të ndryshme që duke se i përkasin grupi, një tjetër i një adoleshenti në Brazil, ata besojnë se i riu nga Angli është koka e grupit dhe pas disa harkimeve të Lapsus$.

Hulumtuesit panë provat nga hakimet si dhe informacionin publik për të identifikuar aktorët. Hakerët rivalë postuan detajet e adoleshentit online përfshirë adresën dhe informacionin rreth prindërve.

Disa hulumtues të sigurisë kibernetike besojnë se grupi nuk motivohet vetëm nga paratë por edhe nga fama e keqe duke qenë se nuk mbulojnë gjurmët e tyre.

Në hetimin e Microsoft grupi bënte publikime në median sociale dhe publikisht bënte thirrje punonjësve të kompanive që të shisnin kredencialet e kompanive.

Lexo po ashtu:  Nga 15 Korriku Spotify mbërrin për Shqipërinë dhe Kosovën

Microsoft tha se grupi filloi duke sulmuar organizata në Britani dhe Amerikën e Jugut por kohët e fundit po sulmon entitete botërore, kompani telekomunikacioni, agjenci shtetërore dhe kompani në sektorin shëndetësor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *