jë 20 vjeçar humbi jetën në plazhin e Velipojës, mesditën e së martës së 25 korrikut.Arlind Sylja është futur për tu larë së bashku me familjen e tij dhe pasi ka ecur disa metër, ka shfaqur probleme shëndetësore.

Kanë qenë familjaret e tij të cilët kanë ndërhyrë për ta nxjerrë në breg dhe pas tyre edhe pushuesit.Ata i kanë dhënë ndihmën e parë 20 vjeçarit dhe pas tyre ka ardhur edhe autoambulanca me bluzat e bardha.

Sipas asaj që treguan mjekët i riu ka pësuar infarkt. Por a është vërtet e rrezikshme të hysh menjëherë në ujë, apo është thjesht një mit?

“Mos u hidh direkt në ujë, do të të pësojë zemra” -– është një fjali që duhet ta keni dëgjuar disa herë. Më pas vjen këshilla që fillimisht duhet të lagni gjoksin, zonën rreth zemrës, krahët dhe qafën dhe vetëm më pas të bëni not.

Dhe është e vërtetë që ka dy lloje njerëzish kur shkojmë me pushime – ata që hidhen menjëherë në ujë dhe ata që fillimisht do të përgatiten.

Lexo po ashtu:  KUJDES! Shoqëritë toksike të dëmshme për shëndetin mendor.

Nëse jeni dikush që lag duart, gjoksin, fytyrën dhe qafën çdo herë para se të futeni në ujë të ftohtë dhe përgatiteni për hyrje, atëherë po bëni gjënë e duhur, sepse mjekët kanë përcaktuar se hyrja e vrullshme në ujë të ftohtë shkakton tronditje dhe stres të madh që ndikon drejtpërdrejt në zemër.

Kërcimi në ujë që është më i ftohtë se 22 gradë Celsius mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore si ngërçe në këmbë, paralizë dhe në disa raste edhe vdekje.

Kur qëndroni në diell për një kohë të gjatë dhe hidheni papritur në pishinë ose në det, vërehet një ngushtim i qarkullimit periferik, i cili më së shpeshti manifestohet me ngërçe në këmbë. Enët e gjakut zgjerohen në temperatura të larta dhe presioni bie. Një ndryshim i papritur i temperaturës që ndodh për shkak të një kërcimi mund të jetë i rrezikshëm për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare ose hipertensioni.

Hulumtimet kanë treguar edhe një fakt tjetër tronditës, që është se shumica e njerëzve nën moshën 35 vjeç vuajnë nga infarkti në det, sepse këta persona më së shpeshti futen shpejt në ujin e ftohtë dhe freskohen. Ky është një tregues tjetër se sa e rrezikshme është hyrja në ujë të ftohtë dhe se mosha, fitnesi dhe forca nuk janë faktorë vendimtarë.

Lexo po ashtu:  Si ta mbani tualetin gjithmonë të pastër dhe me aromë të freskët?

Ekspertët këshillojnë që para se të hyni në det apo pishinë, është mirë të bëni dush dhe të lageni me një rrjedhë uji të ftohtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *