Teknologjia e përparuar e Inteligjencës Artificiale, mund të llogarisë tani rrezikun e një personi për të pësuar në të ardhmen një sulm në zemër, vetëm duke analizuar zërin e tyre, thotë një studim i ri. Studiuesit në Klinikën Majo, thonë se njerëzit që kanë një rezultat të lartë të biomarkerit të zërit, kanë më shumë se 2 herë gjasa që të vuajnë nga probleme të mëdha të zemrës që lidhen me arteriet e bllokuara.

Sëmundja koronare e zemrës, është shkaku më i zakonshëm i sulmit në zemër, dhe është një nga shkaqet kryesore të vdekjes, si për burrat ashtu edhe për gratë në mbarë botën. Ajo ndodh kur furnizimi me gjak i zemrës bllokohet, ose ndërpritet nga një grumbullim i pllakave në arterie.

Tani, shkencëtarët kanë zhvilluar një “mjet të fuqishëm shqyrtimi”, i quajtur edhe si algoritmi “Vocalis Health”, që do të ndihmojë në identifikimin e atyre që janë veçanërisht të rrezikuar,dhe mund të kenë nevojë për një monitorim nga afër.

“Telemjekësia është jo-invazive, me kosto efektive dhe efikase. Ajo është bërë gjithnjë e më e rëndësishme gjatë pandemisë. Ne nuk po sugjerojmë, që teknologjia e analizës së zërit të zëvendësojë mjekët apo metodat ekzistuese të ofrimit të kujdesit shëndetësor.

Lexo po ashtu:  Arsyet e ndryshme pse na dridhen duart

Por ne mendojmë se ka shumë mundësi që teknologjia e zërit, të veprojë si një shtesë ndajstrategjive ekzistuese. Sigurimi i një kampioni zëri është shumë intuitiv dhe madje ikëndshëm për pacientët, dhe mund të bëhet një mjet që mund të përdoret nga ne mjekët

ne për të përmirësuar menaxhimin e pacientit”– thotë autori kryesor i studimit dr.Xhaskanual Sara në një njoftim për media.

Studiuesit rekrutuan 108 pacientë të referuar për një radiografi, për të vlerësuar gjendjen e arterieve të tyre koronare. Pjesëmarrësit regjistruan nga 3 mostra të zërit të tyre me një gjatësi prej 30 sekondash, duke përdorur aplikacionin e telefonit inteligjent “Vocalis Health”.

Gjatë dy regjistrimeve të para, secili person lexoi nga një tekst të përgatitur, përpara se të fliste lirshëm për një përvojë pozitive. Për regjistrimin e tretë, grupi bëri të njëjtën gjë, por foli për një përvojë negative. Më pas, algoritmi “Vocalis Health” analizoi të gjitha mostrat.

Studiuesit e trajnuan sistemin e bazuar tek Inteligjenca Artificiale, duke përdorur më shumë se 10.000 regjistrime zanore nga Izraeli. Por ata theksojnë se aplikacioni se nuk është ende gati për përdorim klinik. Ai mund të përmbajë 80 veçori të ndryshme zëri, si frekuenca, amplituda, lartësia dhe kadenca e tyre.

Lexo po ashtu:  Si ndikon mbipesha tek shëndeti i trurit dhe kujtesa

Rezultatet lidhën 6 tipare me sëmundjen e arterieve koronare, përpara se të kombinoheshin të gjitha leximet në një pikë të vetme, të shprehur si një shkallë nga midis -1 dhe 1. Një rezultat i lartë i biomarkerit të zërit, gati e trefishon rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Gjatë dy viteve të ardhshme, 58.3 për qind e pjesëmarrësve me një rezultat të lartë të biomarkerit të zërit, shkuan në spital për dhimbje gjoksi apo probleme të mëdha të zemrës, duke përfshirë edhe sulmin në zemër . Ndërkohë, vetëm 30.6 për qind e atyre me një rezultat të ulët të biomarkerit të zërit, përfunduan në spital.

Në përgjithësi, ata me rezultat të lartë të biomarkerit të zërit, kishin 2.6 herë më shumë gjasa të vuanin nga probleme të mëdha të lidhura me sëmundjen e arterieve koronare (CAD). Këta pacientë kishin gjithashtu 3 herë më shumë gjasa të shfaqnin prova të krijimit të pllakësateromatoze në testet mjekësore, krahasuar me ata që kishin një rezultat të ulët.

Lexo po ashtu:  Shtatë ndryshime në trup që ta tregojnë moshën më shpejt se karta e identifikimit

Ndërsa studiuesit nuk e dinë saktësisht arsyen pse zëri i një personi mund të zbulojë nivelin e tyre të shëndetit të zemrës , ata besojnë se sistemi nervor autonom, mund të jetë një pjesë e rëndësishme e kësaj enigme. Kjo pjesë e sistemit nervor rregullon funksionet trupore, të cilat nuk janë nën kontrollin e vetëdijshëm të një personi, duke përfshirë shumë aspekte të zërit dhe zemrës së tyre, si presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës. Një teknologji e ngjashme, është testuar për një sërë çrregullimesh, duke përfshirë sëmundjen e Parkinsonit, sëmundjen e Alzheimerit dhe Covid-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *