Nga e mërkura, Gjermania hyn në një karantinë të fortë, por përpara se izolimi të vendosej, gjermanët përfituan për ca blerje të minutës së fundit.

Nga Berlini e deri në Frankfurt, Mynih e Dortmund, njerëzit mësynë qendrat tregtare, edhe pse pamjet tregojnë se të gjithë mbajnë maska. Nga 16 dhjetori deri në 10 janar ne Gjermani do të mbyllen të gjitha dyqanet me përjashtimin e atyre që janë të nevojshme për nevojat e përditshme. Shkollat mbyllen, dhe nuk ka detyrim për prani në mësim. Në kopshte ofrohet kujdestari vetëm në raste nevoje.

Edhe parukeritë e shërbime të tjera mbyllen, ndërsa rregulla të forta vlejnë edhe për takimet private. Maksimumi lejohen të takohen 5 persona nga dy familje. Fëmijët deri në 14 vjeç nuk llogariten. Vetëm nga 24-26 dhjetor ka një rregullore të posaçme, ku lejohet që në rrethin familjar takime me katër vetë që vijnë nga familje të tjera. Megjithatë rregullat konkrete varen nga landet federale, që lëshojnë vetë rregulloret e posaçme të koronavirusit.

Lexo po ashtu:  Media boshnjake: Kurti i tha KFOR-it dhe EULEX-it, “nëse ju nuk i hiqni barrikadat, i heqim ne”

Në 5 janar landet dhe federata do të takohen sërish për të parë ecurinë e gjendjes. Së fundmi kancelarja Merkel ka theksuar, se janari dhe shkurti do të jenë muaj shumë të vështirë pandemie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *