MekuliPress.com ju sjell disa thënie të shkëlqyeshme për edukimin, shkollimin dhe të mësuarit:

Një fëmijë, një mësues, një libër e një laps, mund të ndryshojnë botën./ Malala Yousafzai

Kush hap dyert e një shkolle, mbyll dyert e një burgu./ Victor Hugo

Qëllimi arsimit është të zëvendësojë një mendje bosh me një të hapur/ Malcolm Forbes

Arsimi është çelësi për të hapur derën e artë të lirisë./ George Washington Carver

Në provime, mësuesit nuk duan të kuptojnë nëse nxënësit dinë, por duan t’u tregojnë atyre se sa dinë./Carlo Dossi

Rrënjët e arsimit janë të hidhura, por fryti është i ëmbël./ Aristoteli

Të mësuarit është një thesar i cili e shoqëron pronarin e tij kudo./ Kineze

Mund të shpiesh tët bir deri tek shkolla, por nuk mund ta bësh të mendojë./Elbert Hubbard

Përvoja është një shkollë ku njeriu mëson se sa i pamend ka qenë./Josh Billings

Kërkoje arsimimin që nga djepi e deri në varr./Arabe

Arsim është ajo që mbetet, pasi ke harruar çfarë ke mësuar në shkollë./Albert Ajnshtajn

Sekreti i arsimimit qëndron në respektimin e studentit/ Ralph Waldo Emerson

Mësimi është një dhuratë edhe atëherë kur dhimbja është mësuesja juaj./ Anonime

Bota s’është gjë tjetër veçse një shkollë kërkimesh./Michel de Montaigne

Shpresa kryesore e një kombi qëndron në edukimin e drejtë të të rinjve të tij./ Erasmo Roterdami

Familja është një shkollë e mirë për secilën lëndë./Amos Oz

Lexo po ashtu:  Natasha Kandiq dhe Qendra për të Drejtën Humanitare të nominuar përsëri për Nobelin për Paqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *