Në vijim, MekuliPress do ju sjellë 25 nga thëniet më të bukura të Winston Churchill dhe historinë e tij, për ata që duan një përshkrim të hollësishëm për burrin e pushtetshëm – Winston, para se të bëhej kryeministri Churchill…

Fanatik është ai që nuk mund të ndërrojë mendje dhe nuk dëshiron të ndërrojë temë.

Shakaja është një gjë shumë serioze.

Gënjeshtra ka shkuar deri në gjysmë të botës, përpara se e vërteta të ketë mbathur pantallonat.

Një pesimist shikon vështirësi në çdo mundësi; një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi.

Politikani ka aftësinë të parashikojë se çfarë do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe e ka aftësinë pastaj të shpjegojë pse parashikimet nuk ndodhën.

I burgosuri i luftës është një njeri që përpiqet të të vrasë ty, dhe pastaj të kërkon ty – të mos e vrasësh atë.

Paqebërësi është ai që: Përpiqet ta ushqejë krokodilin, duke shpresuar se ai do ta hajë atë të fundit.

Kritika mund të mos jetë e pranueshme, por është e nevojshme. Ajo përmbush të njëjtin funksion që ka dhimbja në trupin njerëzor. Ajo tërheq vëmendjen ndaj gjendjes jo të shëndoshë të gjërave.

Lexo po ashtu:  Para 23 viteve ishim të rinj,Ishim studentë të një universiteti që konsiderohej paralel e i krijuar nga shqiptarët, të cilëve arsimi i lartë nuk u lejohej në Kosovë.

“Ngrënia e fjalëve” nuk m’’i ka bërë asnjëherë keq tretjes.

Çdokush e ka ditën e tij dhe disa ditë zgjasin më shumë se të tjerat.

Historinë e shkruajnë fitimtarët.

Jam gjithnjë gati të mësoj, sado që asnjëherë nuk më pëlqen të më japin mësim.

Më pëlqejnë derrat. Qentë na shikojnë ne nga lart. Macet na shikojnë nga poshtë. Derrat na trajtojnë si të barbartë.

Unë jam i prirur dhe i stërvitur të kem mirëkuptimin e plotë me njerëzit që dehen.

Unë kam marrë më shumë nga alkooli se alkooli ka marrë nga unë.

Unë do të dehem, Zonjushe, por në mëngjes do të jem esëll dhe ti do të jesh prapë e shëmtuar.

Nuk më shqetëson asnjëherë veprimi, por vetëm mosveprimi.

Nëse hapim një grindje midis së shkuarës dhe të tanishmes, atëherë do të kuptojmë se kemi humbur të ardhmen.

Në luftë mund të vritesh vetëm një herë, ndërsa në politikë shumë herë.

Është gabim të shikosh tepër larg përpara. Vetëm një hallkë e zinxhirit mund të kapet në një kohë të caktuar.

Lexo po ashtu:  Analiza e gazetës gjermane: Perëndimi është babai i krizës në Kosovë

Më mirë është të kesh pushtet për të dhënë, sesa të marrësh.

Politika nuk është lojë, është biznesi më serioz.

Sukses do të thotë të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entusiazmin.

Suksesi nuk është final, dështimi nuk është fatal: trimëria për të vazhduar është gjithçka.

Perandoritë e së ardhmes janë perandori të mendjes.

“Nuk është gjithmonë e mjaftueshme ta bëjmë më të mirën. Ndonjëherë ne duhet ta bëjmë atë që kërkohet.”

“Argumenti më i mirë kundër demokracisë është biseda pesë minutëshe me votuesin mesatar.”

“Mësimi më i madh në jetë është ta kuptosh se madje edhe budallenjtë ndonjëherë kanë të drejtë.”

“Çmimi i madhështisë është përgjegjësia.”

“Një fjalim i mirë duhet të jetë si fustani i një gruaje: mjaftueshëm i gjatë për ta mbuluar subjektin dhe mjaftueshëm i shkurt për të zgjuar interes.”

“Të gjitha gjërat e mëdha janë të thjeshta dhe shumë prej tyre mund të shprehen në një fjalë: Liri, Drejtësi, Nder, Shpresë.”

“Është më e lehtë të sundosh një komb, sesa të rrisësh katër fëmijë”.

“Kam arritur shumë gjëra, sepse nuk e shpenzoj energjinë time kot.

Lexo po ashtu:  Mediat gjermane: Shqipëria, bukuria e pazbuluar e Ballkanit

Unë nuk rrij në këmbë kur mund të ulem, kurrë nuk ulem nëse mund të shtrihem.”

“Gjithçka që dua është pajtueshmëria me dëshirat e mia, pas një diskutimi të arsyeshëm”.

“Ruajtja e parave është një zakon i mirë, veçanërisht nëse është bërë nga prindërit tuaj”.

“Ka shumë gënjeshtra të tmerrshme për botën, dhe më e keqja është se gjysma e tyre janë të vërteta”.

“Njerëzit janë të mirë në mbajtjen e sekreteve që nuk i dinë”.

“Një pesimist e sheh vështirësinë në çdo rast; Një optimist e sheh shansin në çdo vështirësi”

“Të përmirësohesh do të thotë të ndryshosh; Të përsosesh, do të thotë të ndryshosh shpesh”.

“Është gabim të shikosh shumë përpara. Vetëm një hallkë në zinxhirin e fatit mund të mbahet sot”

“Të gjithë njerëzit bëjnë gabime, por vetëm njerëzit e mençur mësojnë nga gabimet e tyre”.

“Suksesi është që të kalosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin”.

“Ju kurrë nuk do të arrini në destinacion, nëse ndaloni dhe godisni me gurë çdo qen që leh”./MekuliPress/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *