Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Një fond i vogël, por me vlerë të veçantë dokumentare, i shtohet pasurisë fotografike të Agjencisë Telegrafike Shqiptare duke rikthyer në vëmendje Tiranën e shkurtit 1991, në ditët kur kryeqyteti përjetonte një nga momentet më të forta të përmbysjes së regjimit komunist.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Fotografitë janë realizuar nga Petrit Kozeli, i cili në atë kohë ushtronte profesionin e fotografit në Tiranë. Sot, këto imazhe të ruajtura në formën e fotografive origjinale fiksojnë një qytet të trazuar, turmat në rrugë, përplasjet dhe praninë e mjeteve ushtarake në hapësirat kryesore të kryeqytetit.

Fotot e Kozelit përbëjnë një vlerë të shtuar në fondin e jashtëzakonshëm fotografik që ruan ATSH-ja, duke pasuruar më tej një arkiv që, përmes mijëra imazheve, ka dokumentuar momente kyçe të historisë shqiptare.

Petrit Kozeli jeton prej më shumë se tri dekadash në Mantova, ndërsa historia e tij mori një tjetër drejtim. Nga fotograf në Tiranë, ai udhëtoi si emigrant në Itali, aty ku u bë dhe mjeshtër këpucar. Në dyqanin e tij në Mantova, Kozeli krijoi këpucët e famshme me flamujt shqiptar dhe italian, si një simbol i bashkëjetesës dhe i rrugëtimit të përbashkët. Këpucët e tij shkuan në duart e presidentit italian Giorgio Napolitano dhe të papa Françeskut, ndërsa Kozeli u nderua me titullin “Komendator i Republikës Italiane” dhe më pas me titullin “Komendator i Urdhrit të Shën Silvestrit” nga papa Françesku./atsh/

Lexo po ashtu:  Apple Music frymon shqip, krijon platformën muzikore ‘Shqip Vibes’
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com