Në një deklaratë zyrtare, Banka Qendrore e Brazilit tha se kishte marrë vendimin drastik për të ruajtur qëndrueshmërinë e tregut dhe mbrojtur konkurrencën.l

Brazili, tregu i dytë më i madh në botë i WhatsApp, bllokoi sistemin e transfertave të parave të aplikacionit një javë nga debutimi.

Në një deklaratë zyrtare, Banka Qendrore e Brazilit tha se kishte marrë vendimin drastik për të ruajtur qëndrueshmërinë e tregut dhe mbrojtur konkurrencën.

Bankat në vend kanë kërkuar prej përpunuesve të pagesave si MasterCard dhe Visa, që janë partnerët e WhatsApp në Brazil, të bllokojnë transfertat për WhatsApp.

Nëse kompanitë në fjalë nuk i përgjigjen kësaj kërkese rrezikojnë të gjobiten dhe të përballen me masa administrative.

Banka Qendrore tha se nuk kishte pasur mundësi të analizonte sistemin e pagesave të WhatsApp përpara debutimit.

Është një goditje e rëndë për Facebook i cili nisi testimin e WhatsApp Pay edhe në Indi dy vite më parë por ende nuk ka marrë aprovimin e autoriteteve për ta ofruar si shërbim.

Përveç Brazilit dhe Indisë, WhatsApp ka testuar shërbimin edhe në Meksikë. Banka Qendrore e Brazilit ka sistemin e saj të pagesave me 1,000 lojtarë të tregut të përfshirë.

Lexo po ashtu:  Shitjet e pajisjeve elektronike rënien më të keqe ndër vite

Javën e kaluar WhatsApp lançoi për herë të parë sistemin e pagesave në Brazil. Përmes shërbimit përdoruesit mund ti dërgonin njeri-tjetrit para ose të paguanin bizneset. Platforma nuk do të aplikonte asnjë tarifë për përdoruesit e thjeshtë ndërsa bizneset duhet të ndanin një komision prej 3.99% të transfertës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *