Një koleksion i jashtëzakonshëm monedhash që datojnë në shekullin e XIII është gjetur në Manastirin e Shën Mërisë në Ballsh. 47 monedhat konsiderohen prej arkeologëve si një thesar i vërtetë, pasi kanë rëndësi të veçantë jo vetëm për përmbajtjen dhe formën e tyre, por edhe për lidhjen që ato kanë me historinë e Manastirit.

Hapësirë e sponsorizuar

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Disa prej tyre janë restauruar tashmë, ndërsa të tjerat janë në proces restaurimi. Monedhat kanë figura të qarta, me imazhe të perandorëve dhe shenjtorëve të njohur të asaj periudhe.

Thesari prej 47 monedhash u prezantua në Institutin Arkeologjik në Shqipëri nga restauratori Frederik Stamati, i cili tha se, restaurimi ishte një proces shumë delikat dhe kërkoi ndërhyrje të kujdesshme për t’i bërë ato të lexueshme.

Hapësirë e sponsorizuar

Ky koleksion përfshin monedha bizantine prej bakri dhe ofron një panoramë të vlefshme për politikën monetare të periudhës mesjetare, duke hedhur më shumë dritë mbi këtë periudhë të rëndësishme historike. Thesari i zbuluar dhe i restauruar do të ekspozohet në stendat e Muzeut Arkeologjik të Tiranës.

Lexo po ashtu:  Gazetari i sunduesve në RTK godet sërish, përveç Albinit e Vjosës, merret edhe me Vlora Çitakun
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com