Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përmes një deklarate për media është shprehur se mirëpret mos-kalimin e amandamentit për lejimin e importit të veturave më të vjetra se 10 vite

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e vlerëson si hap pozitiv moskalimin e amandamentit të propozuar në Ligjin Nr. 05/L-132 mbi Automjetet për heqjen e kufizimit mbi importin e veturave më të vjetra se 10 vite. Ky hap duhet të shihet si riafirmim i përkushtimit të Kosovës në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe përafrimit të normave të saj me ato të Bashkimit Evropian.

Oda Amerikane edhe më herët u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që mos ta mbështesin një ndryshim të tillë që do të përkeqësonte situatën në vend si në aspekt të ndikimit mjedisor, ashtu edhe në aspekt të sigurisë në trafik. Marrë parasysh faktin se vjetërsia mesatare e automjeteve të regjistruara në Kosovë është mbi 18 vite dhe fakti se vendi përballet me nivele të larta të ndotjes gjatë periudhave të caktuara të vitit, implikimet nga një ndryshim i tillë do të rrisnin edhe më shumë shqetësimet tek qytetarët. Padyshim se ndikimet pozitive afatshkurta të një hapi të tillë do të ishin minimale krahasuar me dëmin që automjetet e vjetra mund të shkaktojnë.  

Lexo po ashtu:  “Gratë e kanë vendin në kuzhinë”, kështu provokon Burger King për 8 Mars

Në fund, Oda Amerikane rithekson besimin se moskalimi i këtij amandamenti është në frymë me iniciativat e Bashkimit Evropian për reduktimin e emetimit të gazrave nga automjetet e rënda dhe të lehta. Periudha në vijim duhet të karakterizohet me rritje të dinamikës së punës së Kuvendit në shqyrtimin dhe aprovimin e ligjeve që kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve dhe përmirësimin e mjedisit afarist, duke marrë parasysh komentet dhe rekomandimet e të gjitha palëve të interesit. 
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *