LULJA
(A.S.Pushkin)

Një lulëz mes një libri gjeta,
Të tharë edhe pa kundërmim;
Dhe për një çast i shtangur mbeta
E humba thellë n’ëndërrim.

Kur lulëzoi? Ç’pranverë thua?
Kush e këputi edhe ku?
Një dorë e njohur a e huaj?
Dhe pse e vuri vallë këtu?

A për kujtim të një takimi?
Apo për ndarjen plot trishtim?
A për nje endje pikëllimi
Në heshtje fushash pa mbarim?

Ai, ajo, jetojnë vallë?
Ku thua jane, ku bredhin ku?
Apo mos ndoshta jane tharë,
Si dhe kjo lulëzë këtu? – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Lexo po ashtu:  Letra prekëse: “Shok i dashtun, unë përgjithësisht nuk shkruej urime, as për Krishtlindje as për Bajram, as për ditëlindje”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *