Radja Nainggolan ka vetëm vështirësinë e zgjedhjes: mesfushori i Cagliari, por në pronësi të Inter, ka një pretendent të ri, Atalantën. Bergamaskët ëndërrojnë një goditje të studiuar që sezonin e kaluar, kur belgu pastaj preferoi të kthehej në Sardenjë, e ndoshta këtë herë është ajo e duhura. Pengesa, si për cdo skuadër që kërkon shërbimet e Ninja, është pagesa prej 4 milionë euro.

Pa harruar mundësinë që në fund të mbetet tek Inter, ku Conte është gati ta rigjenerojë, nuk përjashtohet as një ndryshim i ri fanelle për lojtarin. Në lojë është Roma, skuadra që ka deklaruar gjithnjë se e do, është Cagliari që, edhe pse ka pranuar të gjithë pengesat ekonomike të rastit, nuk do të heqë dorë kaq lehtë, ndërsa tani është edhe Atalanta, sipas asaj që bën të ditur Eco i Bergamos.

Raportet e merkatos me Inter janë të mira (aq sa Gasperini mendon edhe një rikthim të Gagliardini) e 32 vjecari në 3-4-1-2 e bergamaskëve do të bëhej një jolly ofensiv, si fantazist, por edhe si sulmues i dytë, dicka e afërt me situatën e Pasalic, ku ushtrimi i të drejtës së blerjes nga Chelsea (15 milionë) është farë pranë.

Lexo po ashtu:  Sadiku shënon gol pas 15 muajsh dhe shpërthen në lot

Vlera e kartonit të Nainggolan, 20 milionë, e frikëson presidentin Percassi, i shqetësuar edhe nga 4 milionët e pagesës, që është dyfishi i yjeve të Atalantës. Inter e ka bërë të qartë se nuk do të kontribuojë në këtë, duke e lënë në dorë të lojtarit, gjë që e komplikon jo pak operacionin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *