Bullgaria nuk e hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut por më pas Parlamenti e hoqi atë. Ndodh në Ballkan që politika shtetërore ndërron brenda 24 orëve sepse në këto lloj vendesh nuk ka kauza ideologjike, por stomaku.

Pas heqjes së shpejtë të vetos, zhurmuesi I rajonit, kryeministri I Shqipërisë Edi Rama, ka përshëndetur vendimin dhe heqjen e pengmarrjes bullgare.

Më herët, z. Rama karikoi veten me tuitera dhe u bë gati të çudiste dynjanë me sherrin me Sofjen, teksa gjuhës së tij, Ministria e Jashtme bullgare iu përgjigj me një deklaratë. Pasi bëri për një lek Brukselin, intimidoi Moskën nga Kievi, tall prej vitesh Greqinë, kalëron strategjinë e madhe me Erdoganin, z. Rama u hodh nga Deti i Zi. Por qëlloi që beteja e tij zgjati fare pak dhe në atë përleshje llafesh, kryeministri pranoi se minoritetin bullgar në Shqipëri, çështjen e këtij minoriteti siç pretendon ai se ekziston, e zgjidhi me një telefonatë nga Boyko Borisov. I cili ka qenë përcaktues në vendimin për heqjen e vetos, por që ia ka hequr z. Rama kënaqësinë e ekstazës personale të një përplasjeje të hapur me Bullgarinë ku ai faktorizohet si përherë, duke mos bërë asgjë.

Lexo po ashtu:  Përse nuk e qetësojmë dot Ilir Metën dhe Sali Berishën?

Vetoja bullgare nuk u hoq nga zhurma e z. Rama, kjo është e qartë. Sikundër e qartë është se një parlament i tërë delesh ka miratuar ekzistencën e një pakice pse një njeri ka marrë një telefonatë.

Janë këto episode kakarisjesh personale që të kujtojnë një pasazh të shkruar nga Kardeli kur dikur, delegacionit jugosllav në Paris i shkoi për vizitë Caldarsis që duke kërkuar koordinim për ta zhbërë Shqipërinë, si argumentin më të mirë pati bindjen se: Shqipëria nuk është kurrfarë shteti. Na pëlqen apo jo, Shqipëria as tani nuk është kurrfarë shteti!

s.zaimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *