Një popull që nuk pengohet më nga kufijtë mes dy shteteve, por qw ka diferenca të mëdha në kulturën e korrupsionit. Në njërën anë, ku jetojnë shqiptarët e Shqipërisë metasatazat e korrupsionit po bëjnë kërdinë, ndërsa në anën tjetër ku jetojnë shqiptarët e Kosovës, korrupsioni është në nivelet më të përmirësuara të rajonit.

Ky përfundim del nga një raport i publikuar së fundmi nga SELDI (një organizatë e financuar nga Bashkimi Europian që vëzhgon korrupsionin dhe qeverisjen në vendet e Europës Juglindore) që e nxin qeverisjen në Shqipëri si më të korruptuarën e Europës Juglindore, por e vendos Kosovën në vendin me më pak korrupsion në rajon.

Niveli i ryshfetit në Shqipëri më i larti në rajon
Niveli i ryshfetit në Shqipëri më i larti në rajon

Grafiku më lart tregon nivelin e ryshfetit, në Malin e Zi, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.

Shqipëria është me të kuqe dhe siç shihet ka nivelin më të lartë të ryshfetit në rajon me 40% të fitimit. Për ta ilustruar grafikun e parë me një shembull vlen të përmendet rasti i kompanisë “5D” që ryshfetin nga 20% e çoi në 100%, pasi të gjitha paratë e parashikuara për një rrugë apo një projekt të bashkisë së Tiranës, drejtorët e Erjon Veliajt i çonin në kompaninë që menaxhonin vetë dhe kështu fusnin në xhep të gjithë fitimet e mundshme.

Lexo po ashtu:  A e di Papa Françesku që Nënë Tereza ishte shqiptare?

Në Kosovë nuk funksionon kështu. “Taksa e korrupsionit” në formën e ryshfetit është ndër më të ultat, me 10%, njësoj si në Malin i Zi.

Por ky nuk është treguesi i vetëm që bën dallimin mes qeverisjes në të dy vendet.

Sipas të njëjtit raport, shqiptarët e Shqipërisë mund të konsiderohen ndër popujt më të “pajtuar” me korrupsionin, pasi 80% e tyre është e prirur për të pranuar ose ofruar rryshfet. Kjo e dhënë tronditëse dëshmon se pas dekadash bashkëjetesë me korrupsionin dhe të korruptuarit, ka mbetur vetëm 20% e popullsisë që vazhdon t’i rezistojë vjedhjes dhe futjes në xhep të parave të pista.

Grafiku, përqindja e qytetarëve që iu nënshtruan presionit për të paguar ryshfet
Grafiku, përqindja e qytetarëve që iu nënshtruan presionit për të paguar ryshfet

Një tregues po kaq domethënës për diferencat në dy anët e kufirit është edhe grafiku më lart, që tregon se shqiptarët e Shqipërisë janë nën presion më të madh për të paguar ryshfet (mbi 52% thonë se iu janë kërkuar para nga zyrtarët shtetërorë). Kjo e dhënë bie në kundërshtim me një mesazh që propagandohet vazhdimisht lart e poshtë sikur reforma në drejtësi i ka dhënë efektet e para dhe zyrtarët e korruptuar janë trembur nga hetimet e SPAK. Fakti që 52% e qytetarëve të pyetur thonë se iu është kërkuar ryshfet, tregon se kultura e korrupsionit mbetet ende e përhapur dhe do të duhet më shumë se një drejtësi me regji për ta zmbrapsur.

Lexo po ashtu:  ENCIKLOPEDIA I TURKE, Si e përshkruan guximshëm Sami Frashëri, Skënderbeun?

Por nga raporti i publikuar nga SELDI, (grafiku me lart) bie në sy fakti se shqiptarët e Kosovës që pranojnë se iu është kërkuar ryshfet janë fare pak , vetëm 7% (grafiku lart). Kjo e dhënë i rendit ata në vendin që është më pak i ngarkuar nga klima e korrupsionit në të gjithë rajonin.

Gjithnjë është folur për diferencat mes shqiptarëve këtej dhe andej kufirit, por siç tregojnë raportet ndërkombëtare, cilësia e pushtetit që prodhon njëri apo tjetri komunitet, rezulton të jetë një nga ndarjet më radikale që ekzistojnë mes nesh.

Në 30 vitet e fundit metodat korruptive të qeverive të Shqipërisë kanë prodhuar skandale të nivelit botëror, siç ishte më i fundit rasti McGonigal.

Në tetor të vitit të kaluar një raport i World Justice e renditi Shqipërinë të fundit në Europë për korrupsion, ndërsa atë të Albin Kurtit si ndër vendet e para në rajon.

Nga një krahasim i shpejtë mes Shqipërisë dhe Kosovës në raportin e organizatës World Justice për Indeksin e zbatimit të ligjit për vitin 2023, del se diferencat mes dy qeverive shqiptare janë shumë të mëdha. Shqipëria rezultonte në vendin e 91 këtë vit, (Tabela më lart) duke lënë pas Marokun ku mbretëron monarku Muhamet dhe Serbinë, autokracinë e sunduar nga Vuçiç. Kosova ndërkohë qëndronte në distancë, shumë më lart, në vendin e 58, duke lënë pas Bullgarinë dhe Senegalin.

Lexo po ashtu:  Ismail Kadare: "Një pjesë e “liderëve” shqiptarë, si në Shqipëri, si në Kosovë e gjetkë, kanë nevojë të ngutëshme të qytetërohen. Ata..."