Një rrëfim për një ditë të bukur…

Më 1945 Gjermania ishte një shtet mbi rrënoja. Pra, nuk ishte as shtet në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Pjesa lindore sundohej nga sovjetikët, ajo perëndimore nga aleatët perëndimorë të prirë nga SHBA-të, të cilat u kujdesën gati për çdo gjë që Gjermania perëndimore të marrë këmbët. Edhe marka gjermane u shtyp në SHBA dhe u soll në portin Bremerhaven në 12 mijë arka druri. Mbi to, për të fshehur gjurmët shkruante, «Doorknobs», dorëza dyersh. Operacioni u quajt «Bird Dog» dhe u udhëhoq nga lejtënanti 27-vjeçar Edward A. Tenenbaum.
Në Gjermaninë perëndimore u shpërndanë 5 tonelata marka gjermane. Që nga zbarkimi në Normandi ky ishte operacioni më i madh logjistik, thoshte Tenenbaum. Kështu nisi lulëzimi ekonomik i Gjermanisë – falë një vendimi amerikan. Për 5300 marka gjermanët mund të porosisnin madje edhe një veturë Volkswagen. Afati i pritjes: 8 ditë.
Rrëfimet më të bukura (dhe nganjëherë më interesante) i shkruan jeta./Enver Robeli/
Lexo po ashtu:  "Babi ju manë. Qikat e vogla t'mia" – Dy drerë të vegjël shpëtohen në Deçan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *