Emri i Dimitrije Tucoviqit ne historine e Ballkanit mbahet mend nga shqiptaret si i vetmi serb qe foli haptaz dhe kritikoi ushtrine serbe per maskarat qe beri kjo ushtri mbi shqiptaret gjate Lufterave Ballkanike, posacerisht midis viteve 1912 – 1916.
Ne ato luftera ai ishte ushtar dhe deshmitar i gjenocidit per te cilin me vone foli e shkroi haptaz. Tucoviq ishte lider e themelues i Partise Social-Demokrate serbe, gazetar, publicist, kryengrites dhe aktivist per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te njeriut. Vepra e tij me e njohur titullohet ” Serbija dhe Shqiperia”. Ne te Tucoviq kritikon haptaz politiken serbe ndaj Shqiperise dhe sjelljen e diciplinen e Ushtrise Serbe ne Ballkan. Ne kete studim ai eshte me objektiv se cdo serb tjeter i kohes ne trajtimin e problemeve historike midis sërbëve dhe shqiptareve dhe ne pershkrimin e dhunes barbare serbe mbi shqiptaret te ushtruar me dekada.
Per shkak te qendrimit te tij ndaj shqiptareve, nje pjese e kombit serb ate e konsideron tradhtar.
Ja nje pjese e pershkrimit qe ai i ben hyrjes se Ushtrise Serbe ne teritoret shqiptare ne vitin 1912.
“…Hija e vdekjes qendron mbi kokat e njerezeve ne Peje, Gjakove e Prizren dite e nate. Ata qe shpetojne nje dite dhe shohin muzgun, nuk jane te sigurte se do ta shohin agimin. Me renjen e Kumanoves, e tere popullsia shqiptare qe u sulmua nga Ushtria Serbe nga veriu, vershoi kah Shkupi me shprese se do te gjeje shpetim. Por, shumica gjeten vdekjen…”. Kur Ushtria ne vitin 1912 hyri ne Gjakove, Tucoviqi reagoi: “Ne kemi hyre ne toke te huaj…”
Ja vetem nje citat nga shkrimet e tij per shqiptaret:
“Ne kemi zbatuar nje vrasje te paramenduar te tere nje kombi. Ne ishim pjese a ketij akti krimnal sepse ashtu na udhezuan. Tani ne duhet te perjetojme ndeshkimin e merituar.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Se per cfare krimesh behet fjale mund te shihet edhe nga nje leter e nje ushtari i cili nga Shqiperia i shkruan shokut te tij ne Serbi:
“…Miku im i dashur, nuk kam kohe te te shkruaj gjate, por mund te them se gjera te tmerrshme po ndodhin ketu. Une jam i tmeruar me ate qe po shoh dhe gjithnje po pyes veten, si mundet njeriu te ben krime aq te vrazhda e barbare. Eshte e tmerrshme. Nuk mund te te flas me shume, por po te them se Luma me nuk egziston. Nuk ka me asgje ketu pos kufoma, pluhur dhe eshtra. Ka fshatra me 100 e 200 shtepi ku nuk ka mbetur asnje meshkull i vetem gjalle. Asnje. Ne po i tubojme meshkujt ne grupe nga rreth 50 veta, dhe pastaj po i therim me bajoneta deri ne personin e fundit. Grumbuj kufomash shihen kudo…Oficeret na kane thene te shkojme ne Prizren dhe ti shesim gjerat qe kemi plackitur prej tyre…
Tucoviq në librin e tij ”Serbia dhe Shqipëria” shkruan: ”Kryengritja shqiptare e shtatorit (1913), për shkak të së cilës Serbia u shtërngua të mobilizojë përsëri afro tre divizione, është një shembull klasik që tregon se si shkaktohen luftrat koloniale. Okupimi i ushtrisë serbe shtrihej prej lindjes e deri në dyert e grykave dhe të qafëmaleve shqiptare. Ky okupim e ndau bujkun prej arës, bagëtinë prej kullosave, kopetë prej lugjeve, fshatin prej mullirit, blerësin e shitësin prej tregut, rrethinën prej qytetit, kurse tërë popullsinë malore prej qendrave ekonomike dhe drithoreve të saje. Shqiptari i andejshëm (i Shqipërisë) nuk guxonte të shkelte më në tokën e tij që i kishte mbetë në këtë anë (në Kosovë). Të gjitha burimet e jetës iu prenë. Populli i dëshpruar dhe i uritur pa masë, së pari na u lut per ta lejuar qe të vijë lirisht në tregje. Por, kur iu ndalua edhe kjo, ndërmjet vdekjes nga uria dhe vdekjes nga plumbi, ai zgjodhi këtë të dytën (plumbin ) .”
Tucoviq ka shkruar disa libra ku shtron pikparjet e tij mbi marrdchenjet shqiptaro-serbe. Ai ishte intelektual, shkrimtar, gazetar, dhe kapiten ne dy Lufterat Ballkanike. Ne vitin 1902 organizoi demonstrata e para kunder Nikolla Pashiqit per cka u internua ne Vjene .Kur plasi Lufta e Pare Boterore, Kaloi gjysmen e Shqiperise ne kembe, gjat terheqjes se kesaje ushtrie nga Serbia per ne Greqi. Me angazhumin e tij politik per te drejtat e punetoreve dhe popujve te shtypur, ai u afirmua edhe jashte Serbise dhe mori pjese edhe ne disa forume e organizata nderkombtare te kohes se tij
Tucoviq u vra ne front ne vitin 1914 ne nje beteje me austrohungarezet. Ne Kosove nje rruge mbanë emrin e tij. /MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress