Një sondë kineze u bë e para në histori që zbulon ujë në sipërfaqen e Hënës në kohë reale.

Sonda Chang’E-5, e cila u ul në Hënë më 1 dhjetor 2020, gjeti ujë në vendin e saj të uljes në pellgun e Oqeanit Verior Procellarum, sipas një studimi të publikuar së fundmi në “Science Advances”.

Landeri kinez studioi dhe solli në Tokë mostra nga rajoni “Mons Rümker”, një kompleks vullkanik i paeksploruar më parë në Hënë.

Për të zbuluar ujin në kohë reale, tokëzuesi përdori një spektrometër mineralogjik hënor, një instrument që mat reflektimin spektral në regolitin hënor dhe shkëmbinj.

Duke marrë parasysh nxehtësinë intensive në sipërfaqen e Hënës, studiuesit përdorën një model korrigjimi termik. Matjet zbuluan deri në 120 pjesë për milion përmbajtje uji në regolit dhe 180 pjesë për milion në një gur të gjetur pranë vendit të uljes.

Studiuesit në Institutin e Gjeologjisë dhe Gjeofizikës të Akademisë Kineze të Shkencave thonë se “përmbajtja më e ulët e ujit në tokë, në krahasim me përmbajtjen më të lartë të ujit të fragmentit shkëmbor, mund të sugjerojë degëzimin e rezervuarit të mantelit nën vendin e uljes Chang’E-5”.

Lexo po ashtu:  Praga ka bibliotekën më të bukur nē botë

Një mostër regoliti hënor që Chang’E 5 solli në Tokë pas kthimit të tij në Tokë më 17 dhjetor 2020, konfirmoi gjetjet në kohë reale, raportoi Space. Kjo shënoi herën e e parë që nga viti 1976 që sillen mostra shkëmbi nga Hëna.

Sonda e Indisë Chandrayaan-1 zbuloi për herë të parë ujë në Hënë nga orbita në vitin 2009.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *