Industria e energjisë së rinovueshme ka shënuar një boom në SHBA dhe pritet të tejkalojë qymyrin deri në 2021.

Po sikur çdo dritare në shtëpinë tuaj të gjeneronte elektricitet? Një startup nga Kaliforni e ka bërë këtë pyetje më parë dhe tashmë beson se ka teknologjinë e nevojshme për të revolucionarizuar mënyrën sesi shfrytëzohet energjia diellore.

Ubiquitous Energy ka zhvilluar një panel diellor transparent që shndërron dritën e diellit në energji pa pasur nevojë për ato panelet e shndritshme që jemi mësuar të shohim.

Kompania e dalë nga Instituti Teknologjik i Masaçusets në 2012, shpreson që të shndërroj çdo dritare në një panel diellor. Mund të aplikohet tek xhamat e qiellgërvishtësve, tek automobilat, e madje edhe tek xhami i iPhone.

Industria e energjisë së rinovueshme ka shënuar një boom në SHBA dhe pritet të tejkalojë qymyrin deri në 2021.

Edhe pse ka kompani të tjera që po punojnë në këtë drejtim, teknologjia është në hapat e parë të saj. Paneli diellor ka një shtresë organike e cila lejon kalimin e rrezeve të dritës po kap vetëm rrezet infra të kuqe të cilat nuk shihen me shikim të lirë.

Kompania thotë se zgjidhja që ata ofrojnë për momentin është plotësuese e paneleve tradicionalë dhe ende larg zëvendësimit të plotë të tyre.

Lexo po ashtu:  Nvidia sjell filtrat e Instagram në video lojërat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *