Mijëra mutacione të ndryshme gjenetike janë lidhur me kancerin, por një analizë e re e pothuajse 10 000 pacientëve zbuloi se pavarësisht origjinës së kancerit, tumoret mund të ndahen në vetëm 112 nëntipe dhe se, brenda secilit nëntip, proteinat Master Rregullator që kontrollojnë gjendjen transkriptuese të kancerit ishin praktikisht identike, pavarësisht nga mutacionet specifike gjenetike të secilit pacient.

Një studim i botuar në “Cell” konfirmon që Master Rregullatorët sigurojnë logjikën molekulare që integron efektin e shumë mutacioneve të ndryshme dhe specifike për pacientët për të zbatuar gjendjen transkriptuese të një nëntipi specifik të tumorit, duke zgjeruar në masë të madhe fraksionin e pacientëve që mund t’i përgjigjen të njëjtit trajtim.

Konkretiksht kjo do të thotë se në vend që të kërkohen ilaçe që vënë në shënjestër gjenet që kanë pësuar mutacion dhe që lidhen me një nëngrup të vogël pacientësh, vëmendja duhet të përqendrohet te proteinat Master Rregullator, të cilat duhet të jenë në fokus të trajtimeve të reja.

Lexo po ashtu:  Organizata Botërore e Shëndetësisë dërgon një ekip në Kinë, për të hetuar origjinën e koronavirusit

Analiza e re e mijëra tumoreve të të gjitha llojeve të kancerit zbuloi se programet kryesore gjenetike që duhen për mbijetesën e qelizave kancerogjene kontrollohen mekanikisht nga vetëm 24 module të proteinës Master Rregullator – të quajtura MR-Blocks – secila prej tyre përmban vetëm një pjesë të këtyre proteinave.

Studimi në fjalë ka potencialin për të modernizuar dhe përmirësuar trajtimin e kancerit në të ardhmen. Ai u krye nga studiuesit e Universitetit Columbia Qendra Gjithëpërfshirëse e Kancerit “Herbert Irving”.

Në mjekësinë e sotme të personalizuar, ne përpiqemi të identifikojmë se cili nga mijëra mutacione gjenetike të mundshme ose, akoma më keq, modelet mutacionale mund të kenë shkaktuar sëmundjen e një individi, dhe pastaj shpresojmë të kemi ilaçe që mund të vënë në shënjestër aktivitetin e proteinave përkatëse“, thonë studiuesit.

Por në vend që të kërkojmë ilaçe që targetojnë çdo mutacion të ndryshëm, studimi ynë sugjeron që mund të na duhen vetëm disa dyzina ilaçesh të ndryshme që mund të synojnë MR-Blocks. Identifikimi i një numri të vogël të MR-Blocks që janë aktivë në kancerin e çdo individi do të na drejtojë në zgjedhjen e ilaçit ose kombinimit më të përshtatshëm të ilaçeve për t’i trajtuar ato“, thotë Califano.

Lexo po ashtu:  Tetë shenja psikologjike paralajmëruese të cilët kurrë nuk duhet t’i injoroni!

Kjo hipotezë është tashmë në fazën e testeve klinike, përfshirë ato për kancerin e gjirit, kancerin e pankreasit dhe tumoret neuroendokrine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *