Një shkencëtare britanike ka thënë që vaksina kundër CoVid-19 mund të jetë gati në shtator. 80% e sigurtë.

Mirëpo një shkencëtare australiane thotë që vaksina mund të mos gjendet. Shkencëtarë të tjerë, edhe ata në sulm për të shitur ndonjë ide në këtë kohë paniku, thonë se vaksina do të kërkojë 18 muaj më e pakta. Shkencëtarët koreanë thonë se nga koronavirusi mund të riinfektohesh, pra nuk fiton imunitet. Shkencëtarët kinezë thonë se koronavirusi vepron si virusi i HIV-AIDS.

Një mjek francez tha se hydroxychlorochine vepron mirë ndaj koronavirusit nëse bashkohet me azitromicinën. Trump e besoi dhe porositi 30 milionë doza.

Në Japoni thonë se medikamenti Avigan vepron mirë ndaj virusit. Edhe Remdesivir po ashtu. Në Napoli u testua me sukses një ilaç kundër artritit reumatik, ndërkohë që në Shqipëri p.sh nuk mungojnë sugjerimet për receta popullore si hudhër, raki dhe spec djegës.

Në Kinë po ashtu toleruan mjekësinë popullore.

Garës së çmendur të vaksinës dhe medikamenteve nuk i ndahet as psikopatia globale e studimeve që po bëhen patjetër për të zhvatur fonde.

Lexo po ashtu:  “Spitalet në kolaps?”/ Rama: Strategji vulgare për të ardhur në pushtet

Një studim thotë se…

Pastaj një studim tjetër sqaron se nga koronavorusi preken edhe të rinjtë. Studimi i tretë anullon dy të parët dhe thotë se koronvirusi do iki me vapën. Studimi i katërt nuk vonon të deklarojë me fakte se virusi ka pësuar mutacione dhe se nuk do ikë.

Në vrap e sipër shkencëtarët jo vetëm që po kullandrisen si dinë vetë për maska dhe doreza, por edhe bëjnë studime, që siç mund të merret me mend janë empirike dhe as që bëjnë diferencë. Madje nuk dihet shtojnë gjë pozitive në luftën kundër pandemisë apo jo.

Mjekët gjermanë këmbëngulin se pandemia nuk e justifikon alarmin e ngritur, shifrat flasin për këtë gjë, ndërkohë që më të rezervuarit për të folur për studime dhe zbulime janë italianët që kanë përvojën e duhur për të thënë diçka me vlerë.

Nuk dihet pra se çfarë të besosh dhe kujt t’i besosh. Një pacient del nga spitali dhe thotë: mos e merrni me të qeshur sepse nuk është grip. Por as panik jo. Një tjetër del e thotë: O perëndi çfarë më panë sytë!

Lexo po ashtu:  Deputeti gjerman i kundërpërgjigjet Grenellit për vizat: Pse SHBA nuk i kanë hequr vizat ndaj shtetasve të Kosovës?

ISHP-ja jonë shkruan në shpjegimet e veta se virusi rrallë herë çon në fatalitet. Si ta ndash tani panikun që po duan me çdo kusht ta mbajnë gjallë me lajme nga më idiotet nga informimi real?

Një studim thotë se paniku…

Ndoshta mediat e kanë kaluar cakun, por edhe shkencëtarë që dalin e flasin në krye të muajit me konkluzione personale, më së paku duhen futur në burg nja 6 muaj. Sepse problemi këtu nuk është thjesht me studimet që kanë mbirë si kërpudhat pas shiut dhe thonë banalitete të tipit virusi prek mushkëritë, por me faktin se leximi i tyre nuk bëhet nga profesionistë, por nga një publik që është viktimë e panikut dhe padijes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *