Fugaku, një kompjuter në Kobe krijuar nga Riken dhe Fujistu, përdor procesorin 48 bërthamësh Fujitsu A64FX.

Një super kompjuter Japonez ka marrë kryesimin e listës së 500 superkompjuterëve më të shpejtë të botës. Fugaku, një kompjuter në Kobe krijuar nga Riken dhe Fujistu, përdor procesorin 48 bërthamësh Fujitsu A64FX.

Është hera e parë që një kompjuter bazuar në procesorët ARM është në krye të kësaj liste. Fugaku mori një rezultat prej 415.2 petaflops, 2.8 herë më shumë sesa superkompjuteri Summit i IBM që është më i afërti.

Ndërsa janë superkompjuterët Amerikanë dhe Kinezë që luftojnë për kryesimin, është hera e parë në 9 vite që një superkompjuter Japonez del në krye. Në terësi janë 226 superkompjuterë Kinezë, 114 Amerikanë dhe 30 Japonezë në listën e 500 superkompjuterëve më të fuqishëm të botës.

Sistemet Amerikane janë më të fuqishmit ku të kombinuar prodhojnë 644 petaflops performancë. Ndërsa Fugaku do të hyjë në operim vitin e ardhshëm. Deri më sot është përdorur kryesisht për kërkim dhe hulumtim të Covid-19.

Lexo po ashtu:  Nokia pretendon se ka ndërtuar telefonin 5G më të kompletuar në botë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *