Megjithatë transferimi i të dhënave, në pajisje apo përmes valëve celulare dhe Wi-Fi, janë ata që konsumojnë më së shumti energji.

Kur mendoni për pajisjet elektronike të cilat konsumojnë pjesën më të madhe të energjisë, ekrani dhe procesori janë gjëja e parë që ju vinë në mendje.

Megjithatë transferimi i të dhënave, në pajisje apo përmes valëve celulare dhe Wi-Fi, janë ata që konsumojnë më së shumti energji.

Shkencëtarët në Universitetin e Singaporit kanë arritur të zbulojnë një teknikë inovative e cila premton të reduktojë konsumin e energjisë me 80%. E thënë ndryshe një përmirësim me 5 herë krahasuar me zgjidhjet që janë në përdorim.

Ata krijuan një çip të ri rrjeti i cili ul cilësinë por redukton edhe konsumin e energjisë ndjeshëm. Kjo arrihet duke ndryshuar amplitudën e sinjalit.

Një shembull i paraqitur nga ekipi ishte i reduktimit të cilësisë së një videoje ku cilësia e plotë nuk është e domosdoshme në rastet kur përdoruesit shikon larg ekranit apo kur drita e ambientit është e ulët dhe bateria drejt vdekjes.

Skenarë të ngjashëm mund të aplikohet edhe në platforma më të fuqishme si kompjuterët desktop, laptopët e madje serverët.

Lexo po ashtu:  Instagram bën lëvizjen më të madhe për të rivalizuar YouTube

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *