Mbretëria e Bashkuar ka miratuar vaksinën e Oxford – AstraZeneca. MIratimi u bë nga Agjencia e Rregullimit të Barnave dhe Ushqimeve dhe është vaksina e dytë që miratohet në ishull pas asaj të Pfizer. Ky konsiderohet një hap pozitiv për faktin se kjo vaksinë kërkon kushte më të thjeshta mirëmbajtje dhe transportimi.

Bashkimi Europian ka nënshkruar marrëveshjen përkatëse dhe një pjesë e mirë e vaksinave do të sigurohen nga kompania  Astrazeneca. Por për t’u përdorur në Bashkimin Europian, kjo vaksinë duhet të marrë edhe miratimin e Agjencisë Europiane të Barnave.

Lexo po ashtu:  Me një “Mig” në sfond, Stoltenberg i tregon vendin Rusisë: NATO do të forcojë kufijtë e saj lindorë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *